Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Pozicioni: Këshillues Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun Lezhë

Përmbledhja e Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të mirëmbajë hapësirën që ka në përgjegjësi.

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj;
  • Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë;
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj;
  • Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj;
  • Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj;
  • Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj;
  • Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve për përgjegjësin e tij/saj;
  • Realizimi i inventareve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve;


Kërkesat:

  • Edukimi: Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
  • Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
  • Kualifikime të tjera:


  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
  • Njohuri të mira kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmëri dhe integritet të lartë;


Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike hr@neptun.al.

Afati i dorëzimit: 31.10.2016


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apliko