Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar tregetimin e pajisjeve Elektroshtepiake.

Pozicioni: Asistent Menaxher Dyqani
Departmenti: Shitje me pakice
Vendodhja: Neptun Lushnje
Përmbledhja e Pozicionit: Nje Asistent Menaxher/e Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.
Fokusi kryesor i tij eshte qe te permiresoje ecurine komerciale te dyqanit dhe te shtoje ne maksimum te ardhurat e kompanise.

Detyra dhe Përgjegjësi :

  • Përgjegjësia për të dorezuar planin vjetor ne xhiro dhe fitim para interesit dhe amortizimit;
  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të siguruar rendiment;
  • Menaxhimi i niveleve te stoqeve sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyce per kontrollin e stokut;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Kthimi i përgjigjes për ankesat dhe komentet e klientëve;
  • Shëtitja sistematike në terrenin e shitjeve, biseda me kolegët dhe klientët dhe identifikimi ose zgjidhja e ceshtjeve urgjente;
  • Organizimi i trajnimeve për stafin e shitjeve;
  • Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të pasur rendiment;
  • Marrja me ceshtjet e stafit; intervistimi per pjesetare te rinj potencial për staf; përcjellja e vleresimeve dhe pasqyrimeve te ecurise;
  • Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
  • Kujdesi per paraqitjen dhe ndjeshmëria për paraqitjen e jashtme dhe të brendshme të dyqanit;



Kërkesat:
Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (preferohen degë të lidhura me Administrim Biznesi)
Eksperiencat e punës: Minimum 3 vjet përvoje pune në shitje me pakicë;


Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune në pozicione te ngjashme;
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal;
  • Të ketë njohuri shumë te mira të programeve të paketës Microsoft Office si dhe te programit FINANCA 5;
  • Të kete njohuri të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Sistematik dhe i organizuar;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Aftësi motivuese;




Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al.

Afati I dorëzimit: 30.11.2016


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apliko