DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

DREJTOR I PROGRAMIT TË TURIZMIT

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Zhvillon një plan strategjik për të realizuar objektivat e biznesit në përputhje me politikat dhe standartet e kompanise. Mbikqyr të gjitha aktivitetet e shërbimit për të siguruar eficencë në zbatim, cilësi, shërbim dhe menaxhimin e kostove efektive të burimeve të kompanisë.
Është përgjegjës për planet operacionale, marketuese, burimet njerëzore dhe planifikimet e tjera të biznesit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Strategjike

· Harton, propozon dhe implementon strategji efikase për rritjen e numrit të klientelës dhe arritjen e objektivave të përcaktuara;
· Zhvillon një plan biznesi taktik dhe strategjik për të realizuar objektivat dhe qëllimet e biznesit;
· Planifikon, zhvillon dhe implementon strategjitë për gjenerimin e burimeve dhe/ose të të ardhurave të biznesit;

  • Zhvillon një staf manaxhimi të aftë për të konsoliduar suksesin afatgjatë të kompanisë;
  • Mbikqyr aktivitetet në kompani për të siguruar eficencë në zbatim, cilësi, shërbim dhe menaxhim me kosto sa më efektive të burimeve të kompanisë;


Menaxheriale

  • Përgatitja e buxheteve për ҫdo linjë turizmi;
  • Monitorimi i buxhetit, shpenzimeve dhe prokurimeve sipas planeve të miratuara;


  • Përgatitja e strukturave të departamentit, i pozicionit të punës dhe ndarjen e detyrave;

· Miratimi i ndryshimeve, shkurtimeve, zëvendësimeve, në varësi të kushteve te tregut dhe performancës;

  • Miratimi, përcaktimi i objektivave për ҫdo linjë turizmi;
  • Monitorimi/Aprovimi i performancës së ekipit për ҫdo department;
  • Monitorimi dhe garantimi i zbatimit të standarteve të shërbimit dhe cilësisë në përputhje me vlerat dhe visionin e kompanisë;
  • Së bashku me menaxheret e linjave në varësi identifikon nevojat për trajnim të stafit dhe buxheton programe trajnimi me impakt në rritjen e cilësisë së shërbimit në gjithë sektoret;
  • Siguron ruajtien e të njejtit nivel të standarteve të shërbimit dhe cilësisë në të gjitha linjat e turizmit;


Administrative

  • Përgatitja e procedurave të punës dhe standarteve për strukturën në varësi;
  • Rishikon raportet e aktiviteteve nga ana financiare për të përcaktuar progresin dhe statusin e arritjes së objektivave dhe rishikon objektivat dhe planet në përputhje me kushtet aktuale;
  • Vlerëson performancën e Menexhereve të linjave në varësi në lidhje me realizimin e objektivave të kompanisë dhe kontributin në arritjen e objektivave;
  • Miratimi i vleresimit për stafin, përgatitur nga drejtuesit e linjave;
  • Kontroll dhe analize e shpenzimeve me bazë mujore dhe raportimet përkatëse;
  • Përfaqëson kompanine në panaire ose takime të ndryshme të nevojshme për të promovuar shërbimet e linjes;
  • Përgatit raportet e aktivitetit për secilin sektor (ditor-javor-mujor);


Operacionale


  • Menaxhimi i kontratave ndaj palëve kontraktore/furniture;
  • Planifikon dhe drejton operacionet, ekipet menaxhuese të secilës linjë për zhvillimin e programit të turizmit;
  • Monitoron dhe ndjek zbatimin e standarteve të shërbimit dhe procedurave për linjat në varësi;
  • Kontrolle të herëpasherëshme për të siguruar përputhshmëri me standartet e kompanisë;
  • Planifikon dhe kontrollon mirëmbajtien e aseteve dhe pronave të kompanisë;



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë universitare në menaxhimin e biznesit ose fusha të ngjashme që kanë lidhje me turizmin;

Eksperiencë Pune: Preferohet eksperience në fushën e turizmit apo të menaxhimit në fusha të ngjashme, mbi 5 vjet;

Aftësi:


  • Eksperiencë në planifikimin strategjik dhe ekzekutim;
  • Eksperiencë në formulimin e politikave, në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të reja dhe procedurave;
  • Aftësi në zhvillimin e planeve financiare, buxheteve dhe menaxhimin e burimeve;
  • Aftësi ndërpersonale për të ndërtuar një ambient pune produktiv;
  • Aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me drejtuesit dhe punonjësit e të gjitha niveleve;
  • Aftësi për të motivuar ekipet dhe për të menaxhuar në të njëjten kohë linjat e turizmit në varësi;
  • Aftësi drejtuese, organizuese shumë te mira;
  • Aftësi të mira në programet kompjuterike, paketen office;
  • Aftësi shumë të mira në gjuhën angleze;
  • Aftësi të punojë nën presion dhe pikun e periudhes me ngarkesë;
  • Aftësi të delegojë dhe kontrollojë zgjidhjen e detyrave dhe problematikave të ndryshme;



Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Nëntor 2016



-

JU MIRËPRESIM!

Apliko