Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.


Pozicioni: Kasiere
Departamenti: Shitje me pakice
Vendodhja: Neptun Tirane

Përmbledhja e Pozicionit: Nje kasier eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te sektorit te tij/saj ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Komunikimi dhe sherbimi me klientet;
  • Skanimi i cdo produkti;
  • Kalimi dhe kontrolli i cdo produkti qe kalon mbi kase;
  • Komunikimi i cmimit tek klienti;
  • Marrja e parave nga klientet dhe numerimi i tyre;
  • Printimi i fatures;
  • Mbyllja e kases ne fund te turnit dhe dorezimi i parave tek llogaritari/kryearketari;
  • Informimi i finances ne rast problemesh me produktet dhe cmimet e tyre;
  • Pergjegjesia per mirembajtjen e sektorit te tij/saj;


Kërkesat:

  • Edukimi: Diplome universitare (pa obligime shkolle ne vazhdim)
  • Eksperiencat e punës:
  • Minimum 2 vjet pervoje pune ne kase;
  • Kualifikime të tjera:
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (me shkrim dhe verbale);
  • Njohuri te mira kompjuterike;
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese;
  • Metodik dhe i organizuar;
  • Ndershmeri dhe integritet;


Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al.

Afati I dorëzimit: 31.10.2016


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apliko