Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë. Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato. Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e Specialistëve të Marrëdhenieve me Biznesin, në Tiranë dhe në

Durrës, ndaj ftohen të aplikojnë kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.


Specialist i Marrëdhënieve me Biznesin

në Tiranë dhe Durrës

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
1. Identifikimin e klientëve potencialë për bankën, krijimin dhe ruajtjen e një portofoli kreditor sa më cilësor.
2. Kryerjen e analizave kreditore për klientë të rinj dhe ekzistues.
3. Vlerësimin e riskut të aplikimeve të kredisë.
4. Sigurimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve të bankës.
5. Shitjen e produkteve të tjera të bankës ndaj klientëve ekzistues dhe të mundshëm, me qëllim rritjen e
përfitueshmërisë.
6. Administrimin dhe monitorimin e portofolit të kredisë.


Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:
 Diplomë universitare në ekonomi ose fushë të lidhur me të.
 Eksperiencë të mëparshme minimumi 2 vjecare në aktivitetin e kredidhënies së biznesit.
 Eksperiencë në analizën financiare dhe vlerësimin e riskut kreditor.
 Njohje të produkteve/shërbimeve bankare.



Aftësi te tjera:
 Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëveprimi me klientët.
 Gadishmëri për të lëvizur në qytete të tjera, sipas kërkeses.
 Njohuri të mjaftueshme të gjuhës Angleze.
 Përdorim shumë të mirë të programeve të paketës Office, Excel, Word, etj.



Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 20 Shtator 2016:

- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
- Diplomë dhe listë notash
- Letra reference nga punëdhënës të mëparshëm

në njërën nga adresat e mëposhtme:


Union Bank Degët e Union Bank në Durrës
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit Durrës 1, Rr. Tregtare
Tiranë Durrës 2, Rr. 9 Maji, Nr. 14



Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata. Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e
të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive. Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.

Apliko