Shoqëria UNIVERS Reklama sh.p.k, kërkon të punësojë Përfaqesues Shitjeje për terrenin me qëllim realizimin e objektivave të vendosura për shitjet, duke siguruar një prezantim profesional të produkteve si te klientet e rinj, por dhe tek ato ekzistues. Pozicion ky, i cili ndërton dhe mban marrëdhenie pozitive dhe produktive me klientët dhe pjesën tjetër të skuadrës së Univers Reklama.

Kualifikimet Kryesore:


  • Arsimi i lartë;
  • Me përvojë në fushën e shitjeve, minimum 2 vjecare;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese;
  • I orientuar ndaj kërkesave dhe nevojave të klientit;
  • Njohuri të mira të programeve kompjuterike;
  • Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.
  • I pajisur me patent të klasit B.


Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:


  • Realizon arritjen e targetit mujor në masën 100%.
  • Kryen minimalisht 5 takime me klientë në një ditë.
  • Arrin të shtojë numrin e klientëve të rinj me rreth 20 klientë të rinj në muaj.
  • Arrin të rrisë me 5% në muaj në favor të urdhërave te shitjeve, raportin mes ofertave dhe urdhërave të shitjeve.
  • Merr informacione të nevojshme nga tregu dhe në bashkëpunim me Drejtorin e Departamentit përgatit një plan mujor për takime, vizita dhe plan shitje.
  • Vendos dhe ndjek mardhëniet me klientët, duke synuar një bashkëpunim afatgjate me to;
  • Njeh shume mire produktet dhe sherbimet e ofruara nga kompania dhe punon maksimalisht per promovimin dhe prezatimin e tyre tek klientet aktuale dhe ato potenciale.
  • Raporton në bazë ditore, javore dhe mujore në lidhje me objektivat e vendosura.
  • Mban një komunikim të vazhdueshem me Speicalistet Ekzekutive të Shitjeve, duke u siguruar atyre të gjithë informacionet e marra nga klientët,
  • Ndjek aktivitete te ndryshme qe gjykohen me interes nga kompania per te marre pjese.


  • Ka informacion shumë të mirë në lidhje me politikat e kompanisë dhe ka aftësi per ti komunikuar ato tek klientët (për pjesen që ka të bëjë me klientin).


  • Zbaton me përpikmeri rregullat dhe politikat e kompanisë.


  • Kryejn detyra të tjera të dhëna nga Drejtuesi i Departamentit.



Pesonat të cilët vlerësojne të kenë aftësitë dhe eskperiencën e kërkuar me sipër te dërgojnë dokumentacionin e plotë të mëposhtëm ne adresën hr@universreklama.com:


  • Letër motivimi (e domosdoshme)
  • Curriculum Vitae (e domosdoshme)
  • Letër reference nga punëmarrës të mëparshëm për fushën e shitjes (e domosdoshme)
  • Diplomë (e domosdoshme)
  • Certifikatë e gjuhës angleze/IELTS/TOELS/ SAT/ (e domosdoshme)
  • Certifikata të ndryshme (nëse ka përbën prioritet)


UNIVERS Reklama
Human Resources Department
Mbikalimi i Ri i Rinasit, Qafë Kashar, Tiranë

Apliko