Kompania Balkan Sport shpk. distributor zyrtar i dy prej markave me te njohura sportive ne bote, adidas dhe Reebok per Shqiperine; dhe gjithashtu perfaqesues zyrtar i rrjetit multibrand sportiv INTERSPORT,kerkon te punesoje Menaxher/e Dyqani për dyqanet e saj adidas dhe INTERSPORT në qytetin e Tiranës.

Pergjegjesite:

· Të zbatojë strategjitë e biznesit me qëllim rritjen e kënaqësisë konsumatore, klientelës dhe arritjen e objektivave të vendosura nga menaxhimi më i lartë
· Të arrijë objektivat e shitjes duke trajnuar, motivuar dhe mundësuar feedback mbi stafin e shitjes
· Të sigurojë shërbim perfekt ndaj klientëve
· Të sigurojë administrimin e dyqanit si dhe të zbatojë të gjitha politikat dhe procedurat e kompanisë në lidhje me të
· Të sigurojë një zbatim perfekt nëpërmjet stafit, të rregullave të visual merchandising për dyqanin.
· Të merret me zgjidhjen e të gjitha problemeve apo cështjeve të lindura nga stafi apo klientët

· Të jetë shembull perfekt i sjelljes etike dhe performancës së lartë

Kriteret e punesimit:
· Të ketë eksperiencë të provuar si menaxher i sukseshem
· Të ketë aftësi shumë të mira lidershipi dhe organizimi të punës
· Të ketë aftësi shumë te mira komunikuese
· Të zotëroje diplomë te shkollës së lartë në degën Menaxhim Biznesi ose degë të tjera të së njëjtës fushë (diploma e nivelit master përbën avantazh)



Nese jeni te interesuar per pozicionin e mesiperme ju lutem dergoni cv-ne tuaj me fotografi ne adresen e email-it: hr@balkansport.al



Apliko