Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Albanian HR Solutions sh.p.k ka filluar selektimin e kandidatëve për pozicionin:


Supervizor Shitje (Sektori Retail)


Detyrat/Përgjegjësitë:

• Promovimi dhe shitja e produkteve të Kompanisë për sektorin Retail.
• Të kujdeset në mënyrë të detajuar për respektimin e standarteve të Merchandising të Kompanisë.
• Mban kontakte të vazhdueshme me klientët e kompanisë, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit.
• Ndërton data baza të detajura për pikat e shitjes.
• Harton raporte të detajuara brenda afateve të dhëna dhe sipas formateve dhe procedurave të kërkuara.


Kriteret/kualifikimet:


• Të ketë eksperience pune ne sektorin FMCG minimumi 3 vite.
• Preferohet të ketë kryer studimet e larta(avantazh dega Menaxhim Biznesi).
• Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe promovimi.
• Të ndjehet komod me promovimin dhe shitjet në terren.
• Të zotërojë patentë të klasit B.


Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al brenda datës 30.06.2016.



*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!


Apliko