Dita 1:
Nisja nga Tirana në mëngjes në orën 05:00.
Ndalesa të shkurtra rrugës. Kalimi i kufirit nga pika kufitare e Qafe Botës.
Vizitë në qytetin e Pargës, ku mund të konsumojmë dhe drekën. Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit te Prevezës. Vizitë në qytetin e Prevezës.
Pas vizitës vazhdojmë udhëtimin drej ishullit të Lefkades. Akomodimi dhe darka në hotel.
Dita 2:
Mëngjesi në hotel.
Pas mëngjesit nisemi për në fshatin turistik Nidri ku na pret anija në orën 10:00 për te vizituar bregdetet me famë boterore të Lefkades:
- Porto Katsiki;
- Meganisi;
- Scorpions;
- Porti Fiskardo;
- shpellen Papanikoli;
- Kefalonia;
- dhe ishullin e Odisesë Itaka.
Dreka në anije (sanduic).
Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale dhe mbaron rreth orës 16:00.
Udhëtimi jonë do të vazhdojë drejt një destinacioni tjetër tepër të bukur që ndodhet në fshatin Nidri. Ato janë ujëverat e ketij fshati. Nëse dikush nuk është i interesuar për këtë shëtitje mundeni gjithmonë të shijoni bregdetin e Lefkades në plazhin më të afërt.
Kthimi në hotel dhe konsumimi i darkës.
Dita 3:
Mëngjesi në hotel.
Nisemi për në Tiranë. Gjatë kthimit nga kufiri i Kakavijës vizitojmë qytetin e Janinës, kalane e qytetit dhe nje kafe buzë liqenit.
Mbërritja në Tiranë.
Në cmim përfshihet
- Transporti me autobus komod.
- Akomodimi në hotel Pegasos 3* ose hotel tjetër i së njëjtës kategori (me mëngjes dhe darkë).
- Akomodimi në hotel Ionian Blue 5* (me mëngjes dhe darkë).
- Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit.
Në cmim nuk përfshihet
- Gjithcka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet.
- Shëtitja me anije, opsionale €14.
- Hyrjet në monumente dhe muzeume.
- Siguracioni jetës në udhetim (i këshillushëm).
Shënim
- Krevati mund të mos jetë dopio, por 2 krevate tek të bashkuar.
- Personi tek, në dhome dyshe tek hoteli me 3*, paguan €129.
- Personi tek, në dhome dyshe tek hoteli me 5*, paguan €139.
- Zbritja për transport individual është €20.