NJOFTIM PUNE
Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.

Kidzone shpk
eshte pjese e Balfin Group e specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet ne tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni: Asistente Supervizore e Kasave & Sherbimit
Departmenti: Shitjeve me Pakice
Vendodhja: TEG

Permbledhja e Pozicionit: Suporton ne menyre te perditshme Kujdesin ndaj Klientit, mbikeqyr funksionimin e kasave dhe gjithe detyrave te kasiereve. Planifikon dhe siguron nivelin me te larte te sherbimit te klientit ne te gjithe dyqanin.

Detyra dhe Pergjegjesi:

-Monitoron perdite aktivitetetin e kasiereve dhe operatoreve te kujdesit ndaj klientit

-Cakton oraret e punes se kasiereve dhe operatoreve te kujdesit ndaj klientit ne menyre qe te mbulohet e plote njesia dhe puna te funksionoje si duhet

-Motivon rrjedhen e drejtperdrejte te konsumatoreve dhe siguron qe çdo konsumator te marr sherbimin e duhur ne nje ambient sa me miqesor.

-I komunikon kasiereve te gjitha informatat ne lidhje me promovime te veçante dhe artikuj te shitjes.

-Autorizon dhe siguron vlefshmerine e shkembimit, kthimit te mallit nga konsumatoret, kontrollon autorizimet dhe uljet e çmimeve.

-Ndihmon ne zgjidhjen e problemeve qe ndikojne ne efikasitetitin dhe produktivitetin e sherbimit.

-Miremban vetedije te larte te te gjitha fushave per mundesi humbjeje apo vjedhjeje dyqani, amballazhimit falas ose pakujdesise.

-Siguron qe te gjitha transaksionet qe ndikojne ne inventarin e dyqanit te perpunohen me saktesi duke audituar raportin e shitjeve.

-Siguron qe kasieret dhe operatoret e sherbimit te klientit te punojne ne perputhje me politikat dhe standardet e kompanise, te tilla si ruajtja e fondeve dhe pasurise se kompanise, praktikat e sigurise, shitjeve dhe mbajtjen e procedurave.


Kerkesat:

  1. Edukimi: Arsim te larte (Pa obligime shkolle ne vazhdim)
  2. Eksperiencat e punes:

Te pakten 1 vit pervoje te meparshme te ngjashem me kete pozicion

  1. Kualifikime te tjera:


  • Njohuri te gjuheve te huaja
  • Te njohin dhe perdorin shume mire programet baze te kompjuterit


Aftesi te tjera:

  • Aftesi shume te mira komunikuese jane thelbesore
  • Aftesi per te operuar me programet baze te kases


Menyra e aplikimit*:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni te gjithe dokumentacionin sipas kerkeses per para dates: 20.05.2016 ne adresen elektronike jumbo@teg.al

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.




Apliko