Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për vendin e lirë në pozicionin:
Drejtues i Departamentit te Zhvillimit te Femijes dhe Familjes
ne Programin e SOS Fshatit te Femijeve, Tirane
ne Programin e SOS Fshatit te Femijeve, Tirane
Kriteret e kërkuara:
- Te kete perfunduar studimet e larta per Pune Sociale/ Psikologji (preferohet Master ne fushat perkatese)
- Te kete eksperience pune ne punen me femijet, te rinjte dhe familjet te pakten 3 vjet
- Te kete njohuri mbi ligjin aktual te mbrojtjes se femijeve dhe te drejtat e femijeve dhe sistemit social ne Shqiperi
- Gadishmeri per angazhim afatgjate
- Te zoteroje gjuhen angleze
Personi duhet te kete:
- Aftesi shume te mira drejtuese, organizuese
- Aftesi ne planifikim, zhvillim, monitorim, raportim dhe vleresim;
- Aftesi ne vendimarrje dhe ne menaxhim ne situatat konfliktuale;
- Aftësi për të menduar strategjikisht dhe për të planifikuar veprimet në përputhje me rrethanat
- Aftesi shume te mira komunikuese me shkrim dhe me goje
- Aftesi per te ndertuar ekip pune dhe te kordinoje punen ne grup
- Aftesi te punoje nen stres; aftesi te mbaje nje balance te mire midis punes dhe jetes
- Fleksibilitet
- Pergjegjshmeri dhe korrektesi
Përgjegjësitë kryesore te Drejtuesit te Departamentit te Zhvillimit te Femijes dhe Familjes:
- Realizon kordinimin, monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së mbështetjes psikologjike dhe pedagogjike të familjeve dhe fëmijëve ne Program ne perputhje me standartet e kerkuara dhe nevojat e perfituesve;
- Drejton monitorimin e analizave te nevojave për mbështetje psikologjike dhe edukative për fëmijët dhe familjet;
- Planifikon aktivitete të rregullta të vetë-vlerësimit në fushën e mbështetjes psiko/sociale/pedagogjike dhe ndihmën ndaj familjeve dhe fëmijëve;
- Siguron qe cdo femije/ familje ka Planin e vet te Zhvillimit, i cili vleresohet rregullisht.
- Rregullisht kryen analiza të praktikave më të mira, dhe sukseseve në fushën e ndihmës psikologjike dhe pedagogjike ne mbështetjen e familjes dhe fëmijëve;
- Siguron mbështetje profesionale zhvillimore ekipit qe drejton.
- Kordinon aktivitetet e caktuara të departamentit me njësitë tjera në mënyrë që të sigurohet që shërbimet ofrohen në të gjitha njësitë
- Siguron implementimin e të gjitha parimeve dhe procedurave që dalin nga Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 20.05.2016 në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al dokumentat e meposhtme:
1.Curriculum Vitae;
2.Letër interesi;
3. Reference pune;
Apliko