NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.Almark sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “Carrefour”.
Pozicioni: Ndihmës Kuzhiniere
Departmenti: Hot Corner
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Asiston dhe përgatit gatime të ndryshme duke respektuar praktikat më të mira të trajtimit të ushqimeve dhe ato higjieno-sanitare;
Kryen matje dhe peshime për përgatitjen dhe gatimin e ushqimeve, si dhe përgatit pjatat për servirje me estetikën dhe garniturën e duhur.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Përgatit produkte dhe artikuj ushqimor të ndryshëm sipas nevojave;- Kontrollon cilësinë e produktit para se të reklamohet në vitrinë;- Merr pjesë në inventaret e repartit duke sistemuar dhe rregulluar produktet;- Mban pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;- Përgatit mjetet e nevojshme të punës në kuzhinë;- Planifikon ushqimet që do të gatuhen;- Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;- Pastron produktet e planifikuara për gatim;- Parapërgatit elementët e nevojshëm për të gatuar ushqimet planifikuara;- Peshon produktet e planifikuara për gatim;- Bën zierjet dhe pjekjet sipas kërkesave teknike të gatimit të produkteve- ushqimeve apo kërkesave të klientit;- Organizon punën në kuzhinë;- Përzierjen produktet e duhura gjatë gatimit;- Rregullon temperaturën e furrat, grillave dhe pajisje të tjera gatim;- Kryen përgatitjen e ushqimeve për shërbim, shitje etj;- Kryen paketimin e ushqimeve sipas porosive;- Bën ruajtjen e mish, peshk dhe produkte të tjera ushqimoren në kushtet teknike dhe frigoriferike të kërkuara;- Koordinon punën me koleget për shërbim në kohe dhe me cilësi të klientit;- Bashkëpunon me kolegët dhe eprorët, etj.Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.b. Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite në pozicione të ngjashme. c. Aftesi të tjera:
- Të ketë njohuri mbi produktet e ndryshme ushqimore; - Të njohë dhe aplikojë recetat e ndryshme ushqimore; - Të zotërojë aftësi mbi procesin e shitjes së produkteve.. Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@almark.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Almark, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 15/05/2015


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apliko