Për klientët tanë, një nga hotelet me standarte më të larta në Tiranë si dhe një restorant i hapur rishtazi në Tiranë po kërkojmë kandidatë për pozicionet e punës si më poshtë:
MENAXHER HOTELI
Menaxheri ekzekutiv i hotelit është përgjegjës për menaxhimin e hotelit dhe të stafit të tij. Ai/ajo do të jetë përgjegjës për buxhetimin dhe menaxhimin financiar, planifikimin, organizimin dhe drejtimin e të gjitha shërbimeve në hotel, duke përfshirë menaxhimin e restorantit dhe të stafit.
Kriteret e kerkuara janë:
- Diplomë në Degën Menaxhim Biznesi.
- Mbi 5 vjet eksperiencë pune në këtë pozicion.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Aftësi për të balancuar dhe vënë prioritete në biznes dhe klientë.
- Aftësi drejtuese, negociuese si dhe për të marrë vendime.
- Kërkohet fleksibilitet si dhe një qëndrim “mund ta arrij”.
SHEF SALLE(KRYEKAMARIER) në Hotel
Kriteret e përgjithshme
- Të keni eksperiencë në shërbim restorant "a la carte" > 5 vjet.
- Kërkohen gjithashtu aftësi organizuese dhe drejtuese.
- Të keni aftësi shumë të mira në marrëdhënie me klientët.
- Të zotëroni gjuhën angleze dhe italiane.
- Të keni aftësi shumë të mira komunikuese.
KAMARIER(2) në Hotel
Kriteret e përgjithshme
- Të keni eksperiencë në shërbim restorant "a la carte" > 2 vjet.
- Aftësi shumë të mira në marrëdhënie me klientët.
- Njohje e gjuhës angleze ose italiane.
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
BANAKIER(2) + KAMARIER(2) në Restorant
Kriteret e përgjithshme
- Të keni eksperiencë të mëparshme pune në bar restorant/lounge.
- Aftësi shumë të mira në marrëdhënie me klientët.
- Njohje e gjuhës angleze ose italiane.
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: jhasa@albaconsul.com Lutemi specifikoni në e-mail pozicionin për të cilin aplikoni.
Aplikimet janë të hapura deri në datën 30 Prill 2016. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistën e punës.
“Me ne maksimizoni potecialin tuaj profesional dhe individual”.
Apliko