Sot Union Bank ka rreth 350 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen qe kemi ne pune dhe kerkojme t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Specialisti te Riskut te Kredise, ne Departamentin e Menaxhimit te Riskut, ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane ndaj ftohen te aplikojne kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.
Specialist i Riskut te Kredise
ne Departamentin e Menaxhimit te Riskut
ne Departamentin e Menaxhimit te Riskut
Qellimi i pergjithshem i punes: Pergjegjes ne identifikimin, vleresimin, monitorimin dhe raportimin e risqeve ndaj te cileve ekspozohet banka, me fokus kryesor riskun e kredise. Pozicioni operon si nje linje kontrolli per ekspozimet e portofolit te kredise ne teresi, paralelisht me linjen e pare dhe te dyte te kontrollit te implementuar ne Divizionet e Biznesit dhe Kredise.
Pergjegjesite kryesore perfshijne:
- Ndjek dhe monitoron risqet dhe procesin e menaxhimit te riskut ne fushat e meposhtme:
- risku i kredise se portofolit ne teresi (jo ne nivel dosjesh/raste individuale);
- risku i shlyerjes se kunderpales (per kategorite te tjera te klienteve);
- risqet operacionale ne fushen e kredise.
me qellim minimizimin e humbjeve qe mund te kete banka.
- Pergjegjes per ndjekjen dhe zbatimin e kerkesave rregullative dhe te brendshme ne fushen e menaxhimit te riskut.
- Monitoron dhe analizon me detaje strukturen e portofolit te kredise, shperndarjen e tij, sjelljen dhe trendet, zhvillimin e kredive me probleme etj.
- Analizon eficencen e procesit te vendimmarrjes se kredise kryesisht referuar zbatueshmerise se kritereve te politikes, perputhshmerise me kushtet e produkteve dhe cilesise se kredise ne nivel portofoli. Analizon me kujdes devijimet dhe arsyet e tyre.
- Pergjegjes per zhvillimin dhe monitorimin e nje sistemi te paralajmerimit te hershem (early-warning) dhe indikatoreve sinjifikative ne nivel portofoli.
- Investigim i kujdesshem i rasteve specifike, me fokus identifikimin dhe vleresimin e mangesive te procesit te kredidhenies deri ne dyshime apo skenare mashtrimit.
- Merr pjese ne procesin e klasifikimit dhe provigjonimit te kredive, ne perputhje me kerkesat rregullative.
- Pergatit analizat apo skenaret stress-test, vlereson supozimet e perdorura dhe analizon skenaret me te besueshem duke vleresuar edhe pershtatshmerine e kapaciteteve per perballimit te risqeve ne kushte ekstreme apo ndikimin ne treguesin e mjaftueshmerise se kapitalit.
- Pergjegjes per raportimin ne kohe te raporteve te riskut ne secilen prej fushave te mesiperme, analizon zhvillimet dhe paraqet konkluzionet dhe/ose rekomandimet e tij/saj te cilat do te paraqiten me tej ne nivele te ndryshme drejtuese ne banke.
- Identifikon risqet dhe vlereson pershtatshmerine e kontrolleve te propozuara gjate vleresimit te produkteve te reja apo te proceseve te caktuara.
- Monitoron ndryshimet rregullative, pershtatshmerine e metodave llogaritese, supozimeve apo elementeve te tjere si dhe pershtat keto ndryshime ne politikat / procedurat / metodologjite e implementuara.
- Kryen detyra te tjera sipas nevojave te departamentit.
Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
- Diplome ne fushen e Ekonomise, Statistike, Matematike (diplome master e preferuar).
- Eksperience prej se paku 3 vite ne sistemin bankar, nga te cilat te pakten nje vit si oficer biznesi/kredie apo risku.
Aftesi te tjera:
- Aftesi te dalluara per punen me shifra, njohuri statistikore dhe perdorimi i modeleve matematikore dhe ekonometrike.
- Njohuri te mira te praktikes bankare.
- Aftesi te mira komunikimi me shkrim dhe prezantimi.
- Te jete i pergjegjshem dhe me iniciative.
- Njohuri te mira te gjuhes Angleze.
- Perdorim shume te mire te programeve te paketes Microsoft Office, etj.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 15 Prill 2016:
- Leter “Shprehje Interesi” per pozicionin,
- CV e detajuar,
- Kopje diplome shoqeruar me liste notash,
- Letra reference nga punedhenes te meparshem (nese disponohet).
ne adresen e meposhtme:
Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
E-mail: hr@unionbank.al
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.
Apliko