Qendra Europiane e Studimit qe prej 9 vitesh shquhet për epërsinë akademike në mësimdhënien e gjuheve te huaja. Të gjithë mësuesit tanë kanë kualifikime të larta, janë të diplomuar e me mjaft vite përvojë ne kete fushe. Përveçse ju ofrojmë standardet më të larta të mësimdhënies, mbetemi të përkushtuar për të plotesuar me sukses objektivin tuaj.
Kurset tona:
Qendra Europiane e Studimit ofron një gamë të gjerë kursesh te gjuheve te huaja duke përfshirë: anglisht, italisht, frengjisht, gjermanisht, rusisht, greqisht etj.
Si dhe kurse pergatitore per provimet e IELTS-IT,TOEFL,TOEIC, MICHIGAN, KET,FCE,SAT etj
Përmbajta e përgjithshme e kursit:
Çdo kurs është ndërtuar enkas me synime dhe objektiva të qarta për të siguruar që çdo student të bëjë përparim të dukshëm nga dita në ditë. Mbulohen të gjitha fushat thelbësore – të shkruarit, të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit, fjalori, gramatika, shqiptimi si dhe shumë më tepër. Në të gjitha nivelet, theksi vihet në formimin e vetëbesimit për të folur gjuhën, gjithashtu përdoret një shumëllojshmëri teknikash të mësimdhënies dhe të stimujve për të pasuruar akoma më shumë të mësuarin.
Ne kemi besim në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm të mësimdhënies dhe të të mësuarit, prandaj përdorim një shumëllojshmëri teknikash të mësimdhënies dhe të stimujve për të pasuruar akoma më shumë mësimin. Ne i inkurajojmë studentët të bëjnë pyetje dhe të marrin pjesë plotësisht në mësim.

Kurset përgatitore për provime:
Qendra Europian e Studimit ofron një gamë të gjerë kursesh për provime. Ne e konsiderojmë veten në pararojë të cilësisë së arsimit dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as kurset tona për mësimin e anglishtes si gjuhë e huaj. Ne krenohemi me mësuesit tanë tejet të motivuar e me përvojë, të cilët u sigurojnë studentëve arritje rezultatesh të shkëlqyera.Kurset tona janë hartuar për t’ju dhënë përgatitjen tërësore që kërkohet për ta kaluar me sukses provimin që keni zgjedhur. Do të merrni gjithashtu këshillim të individualizuar në lidhje me fushat e anglishtes në të cilat duhet të përqendroheni për të arritur potencialin tuaj maksimal në provim.Për më tepër, përparimi i çdo studenti monitorohet çdo javë për t'u siguruar që ai/ajo të arrijë mundësitë e veta maksimale,zbërthejmë çdo provim hap pas hapi, vëmë në qendër të vëmendjes teknikat e provimit, si dhe kemi nxjerre rezultate të shkëlqyera.Ne ofrojmë kurse për provimet që vijojnë:
• IELTS (Sistemi testues ndërkombëtar i anglishtes)
• TOEFL (Testi i anglishtes si gjuhë e huaj)
• Toeic (Testi i anglishtes për komunikim ndërkombëtar)

• Key English Test (KET) (Testi i anglishtes bazë)
• Preliminary English Test (PET) (Testi i anglishtes së nivelit të mesëm)
• Cambridge First Certificate in English (FCE) (Testi i Kembrixhit për anglishte të nivelit mbi-mesatar)
• Cambridge Advanced Exam (CAE) (Provimi i Kembrixhit për nivelin e përparuar)
• Cambridge Proficiency Exam (CPE) (Provimi i Kembrixhit për nivelin zotërues)

KURSE PER ANGLISHTE BIZNESI
Në botën moderne globale, ku anglishtja është gjuha e tregtisë, internetit, formimit të rrjetit të kontakteve dhe tregut të aksioneve, të arrish të bisedosh me një anglishte biznesi është një avantazh i madh, në mos domosdoshmëri! Përveç kësaj, njohuritë e mira në anglishten e biznesit mund të kenë mjaft vlerë në tregun e punës, si dhe të japin mjaft avantazhe për të bërë përpara në karrierë.Çdo kurs biznesi jepet nga një mësues me përvojë në gjuhën e biznesit e me vite përvojë në ndihmë të studentëve për të arritur rezultate të shkëlqyera. Ne e konsiderojmë veten në ballë të epërsisë arsimore në ofrimin e kurseve të shkëlqyera për gjuhë biznesi.Ne i inkurajojmë studentët të përgatisin prezantime (punime seminari) bazuar në materialet mësimore dhe në përvojat personale. Ky kurs është ideal për të ndihmuar profesionistët të formojnë më shumë vetëbesim dhe zotësi në përdorimin e anglishtes në kontekst biznesi. Krahas kësaj, kurset mund të përgatiten enkas për t'iu përgjigjur nevojave të studentëve.Kurset tona janë hartuar për t’ju dhënë përgatitjen tërësore që kërkohet për të pasur sukses me anglishten e biznesit. Ju do të merrni shënime si dhe këshillim individual në lidhje me fushat e anglishtes në të cilat keni nevojë të përqendroheni për të pasur edhe më shumë sukses!
Për të pasur sukses në biznesin dhe tregetine ndërkombëtare, sot më shumë se kurrë nevojiten njohuri të mira të anglishtes për biznes. Ja përse një numër biznesesh që sa vjen e rritet po inkurajon punonjësit e vet që nuk e kanë anglishten gjuhë amtare të ndjekin mësime anglishteje në Qendren Europiane te Studimit.Janë të pakufijshme dobitë që kjo u sjell bizneseve. E bën drejtimin e biznesit më efikas por edhe më efektiv, si dhe përmirëson nivelin e komunikimit mes punonjësve dhe klientëve, gjë që rrit marshet e fitimeve.ESC-ja ofron çmime te arsyeshme për bizneset që dëshirojnë të na sjellin një apo nje numër të caktuar punonjësish për të përmirësuar standardin e anglishtes. Norma e uljes varet nga numri i punonjësve që do të ndjekin kurset. Oferta është në dispozicion të bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha.Gjithashtu mesuesi tan jane te gatshem te vijne prane ambjeteve tuaja per t'ju mesuar gjuhen nderkombetare.
Certifikata: Në përfundimin me sukses të kursit, çdo student merr një certificate qe njihet nga MPCSSHB.

QENDRA EUROPIANE E STUDIMIT NR.1
RR. DON BOSKO
PALL. TID
SH.1, KATI 2, AP.10


QENDRA EUROPIANE E STUDIMIT NR.2
RR. TEODOR KEKO, UNAZE E RE
PALL. ALES, SHK.1, KATI 2,AP 3
(Perballe karburant Kastratit, mbi dyqanin e Vodafonit)