NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE


“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton për 2 (dy) vende vakante si: Specialist marketingu dhe shitje

në Njësinë në kompleksin e ndërtesave të “Tirana Business Park”, Fushë Prezë, Tiranë

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:
· Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
· Të jetë banor në Prezë ose zonën përreth.
· Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
· Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese. Të jetë i përkushtuar dhe dinamik.
· Preferohet të kenë njohuri në fushën e sigurimeve.

Të interesuarit, brenda dates 30.03.2016 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a., me adresë “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it: info@sigal.com.al

Për cdo informacion mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 04 22 333 08.


Tel. : 042233308

Apliko