ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ne ofrojmë shërbim cilësor për bizneset e mesme dhe te mëdha si dhe për ata individë që zgjedhin të kursejnë me ne. Në veprimet tona, ne i përmbahemi një numri të caktuar parimesh bazë: ne vlerësojmë transparencën në komunikimin me klientët, nuk promovojmë kredinë konsumatore, përpiqemi të minimizojmë ndikimin tonë negativ në mjedis dhe ofrojmë shërbime financiare të përshtatshme me situatën e klientëve tanë si dhe të bazuara në një analizë të përgjegjshme financiare. ProCredit Bank Shqipëri është pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit, me qëndër në Frankfurt, Gjermani.

Kërkojmë të rekrutojmë së jashtmi një:

Specialist në Funksionin e Recepsionit dhe Protokollit:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Siguron kryerjen e proceseve në përgjegjësi të tij/saj për plotësimin e nevojave të Institucionit me fokus organizimin e nje komunikimi eficent të institucionit me palët e treta, përmes procedurave të protokollit.
  2. Garanton një komunikim eficent me vizitorët nëpërmjet dhënies së informacionit të nevojshëm, facilitimit të takimeve të lëna si dhe përcjellë mesazhet tek personat që duhet të ndjekin komunikimin.
  3. Krijon një ambjent mikpritës dhe që i siguron vëmendje vizitorit të bankës duke i komunikuar udhëzimet e duhura.
  4. Përgjigjet dhe administron thirrjet hyrëse në numrin e Drejtorise Qendrore.
  5. Merr mesazhet nga telefonuesit dhe i transmeton ne kohë dhe me cilësi tek personi përgjegjës.
  6. Mbështet stafin e sigurisë fizike për identifikimin e vizitorëve dhe pajisjen e tyre me karta aksesi të përkohshme në rast nevoje.
  7. Shpërndan në kohë dokumentat në nisje nëpërmjet korrierit të brendshëm apo mundesive të tjera nëpërmjet stafit në lëvizje.
  8. Menaxhon programin E-Protocol dhe ne bashkepunim me IT mban pergjegjesi per mirefunksionimin e tij. Menaxhon procesin e regjistrimit ne protokoll elektronik ne nivel institucional bazuar ne procedurat ne fuqi.
  9. Eshte përgjegjës për ruajtjen dhe organizimin e dokumentacionit që evidenton lëvizjen e dokumentave në Drejtorinë Qendrore si dhe dokumentacionit mujor për shërbimin korrier.
  10. Eshtë mbajtës i procedurës së protokollit dhe përgjegjës për rifreskimin dhe ndryshimet përkatëse për përmirësim në drejtim të eficencës dhe efektivititetit.
  11. Kryen cdo detyrë tjetër të ngarkuar nga supervizori direkt


Nëse eksperienca dhe profili juaj korrespondon me kërkesat e mëposhtme:
  • Diplome Universitare
  • Eksperiencë në profile të ngjashme përben avantazh
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative
  • Te jetë proaktiv dhe fleksibel
  • Njohuri të mira te gjuhës angleze


Ju lutem dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 11 mars 2016 duke klikuar ne linkun(apliko ketu).
Apliko ketu

Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen do të kontaktohen nga Njësia e Burimeve Njerëzore për tu ftuar në fazat e tjera te rekrutimit.