1. Default Tirane, ofroj vend pune Analist/e i/e Operacioneve te Shitjeve


    Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" (AlbanCorp Group) sh.a është një kompani distribucioni e mallrave të konsumit, e vendosur në Tiranë dhe e themeluar në vitin 1995, me një eksperiencë prej 20 vitesh në tregun shqiptar.

    Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a ofron një portofol cilësor dhe konkurrues të bazuar në nevojat e konsumatorëve vendas. Me rrjetin tonë mbarëkombëtare të shpërndarjes, ne ofrojmë produkte me cilësi të lartë të kompanive të njohura për çdo familje në Shqipëri.

    AlbanCorp Grupi zotëron dhe menaxhon një grup të ndërtesave të ndryshme pranë qendrës së Tiranës dhe me akses të drejtpërdrejtë në autostradë, për përdorim depo/magazinimi prej përafërsisht 8000 m2 në madhësi.

    Klientët janë partnerët tanë; Ne tashmë kryejmë shpërndarje të mallrave në më shumë se 7000 klientë në të gjithë Shqipërinë.

    Menaxhim i Pasurive të Paluajtshme; Albancorp Grupi zotëron dhe menaxhon mbi 24000 m2 pranë qendrës së Tiranës me akses të drejtpërdrejtë në autostradë.

    Operacionet e magazinimit; AlbanCorp Grupi zotëron dhe menaxhon mbi 8000m2 objekte magazinimi.

    Partnerët tanë të Biznesit janë BEIERSDORF, GlaxoSmithKline, Mondelez International, Manner, Arcor dhe Trompenburg, Friesland Campina, Mutti.

    Produktet tona në Kategorinë “Përkujdesje Personale” numërohen NIVEA Visage, NIVEA for men, Labello, Aquafresh, Sensodyne, Parodontax & Corega, Nivea Body Essential Line products, Nivea Hair Care products, Nivea Baby Care products, Nivea Sun products etj.

    Në kategorinë “Ushqimore” numërohen të gjitha produktet nën emrin Milka, Toblerone dhe Manner, vafera të brand-it Napoli, biskota të kripura dhe të ëmbla nën emrin Barni, Milka Soft Cake, Milka Biscuits, TUC, Elvita, Horega, karamele dhe camcakëza si Trident Splash & Senses, Poosh, Bonibon, Olips, Missbon dhe Barkleys, bustinat e kafes nën emrin e njohur Jacobs, salca për pasta nën emrin Mutti, djathi i shkrirë nën emrin e njohur Philadelphia, qumësht dhe drithëra për fëmijë të porsalindur, qumësht të pasterizuar për të rritur dhe fëmijë nën emrin NOYNOY, Frisolac, Frisomel, Frisogrow, kos frutash nën emrin Campina Fruttis dhe Yogfun, etj.

    Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a kerkon te punesoje:

    Analist/e i/e Operacioneve te Shitjeve
    Departamenti Komercial


    PERGJEGJESITE:

    • Pergjegjes per zhvillimin, gjenerimin dhe perpunimin e nje sere te dhenash qe lidhen me Departamentin e Shitjeve,
    • Pergjegjes per zhvillimin dhe perpunimin profesional te te dhenave qe lidhen me Departamentin e Shitjeve ne Kompani (promocione, xhiro ditore, analiza te ndryshme ne lidhje me shitjet),
    • Ofron material mbeshtetes ne lidhje me shitjet per arritjet e planit dhe informon manaxheret ne lidhje me rezultatet perkatese,
    • Mbeshtet ne menyre te vazhdueshme Menaxheret e Brand-eve si dhe Përgjegjësin e Departamentit te Shitjeve,
    • Pergjegjes per dergimin e porosive qe merren nga menaxhere te ndryshem drejt operatoreve te magazinave,
    • Koordinim javor, mujor, vjetor, i proceseve te ndryshme qe lidhen me mbledhjen e informacionit dhe perpunimin e tij si psh :inventare, xhiro, bonuse, pozicionime, skontot mujore te ditributoreve etj.
    • Përditëson raportet dhe komunikimin me furnitorët (partneret e biznesit) duke ofruar lloje te tjera te materialeve mbeshtetes,
    • Pergatit prezantime te ndryshme profesionale per brande te ndryshme,
    • Permbledh ne menyre analitike dhe me kujdes informacionin per realizimin e prezantimeve,
    • Gjeneron raporte javore, mujore lidhur me sell in, sell out, gjurmime, pasaporta te produkteve, rishikim i vlerave te ndryshme te tyre, stoku, etj.
    • Perpunim i te dhenave dhe perditesim i raporteve per nevojat e brendshme te kompanise,
    • Raporton tek Drejtori i Departamentit, Drejtori i Shitjeve, Manaxhimi i larte,
    • Bashkepunon me Agjensi te brandeve, Autoriteve shteterore, private, konsulente te jashtem etj.




    KERKESAT:

    • Arsimi i larte ne fushen e Ekonomise, Informatike Ekonomike ose te ngjashme,
    • Eksperienca te ngjashme ne fushen e shperndarjes, distribucionit ne tregun shqiptar,
    • Njohuri te gjuhes angleze,
    • Aftesi shume te mira ne MS office skills,
    • Aftesi shume te mira analitike dhe perpunimi informacioni,
    • Të jetë i/e besueshëm/me,
    • Te jete korrekt/e dhe i/e disiplinuar,
    • Aftësi të mira komunikuese,
    • Aftësi shumë të mira organizative,
    • Te jetë i/e gatshëm/me te pershtatet, te marre pergjegjesi,
    • Te jete i/e aftë të punojë në grup,
    • Të jetë i/e aftë të punojë nën presion,
    • Të jetë i/e aftë të zgjidh problemet personalisht.



    TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

    Departamenti i Burimeve Njerezore

    hr@albancorp.com

    Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

    Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15 Nentor 2016.

    __________________
    All Balcans Corporation Sh.A.
    Rr. Gjergj Legisi, Tiranë, Albania
    Web: www.albancorp.com

    Apliko

    All Balcans Corporation Sh.A.
    Rr. Gjergj Legisi, Tirane, Albania
    Web: www.albancorp.com
    Mail: hr@albancorp.com
      Raporto  

  • You may post new threads
  • You may post replies
  • You may post attachments
  • You may edit your posts
  •  
-->