Kompania “B.M” SHPK u themelua me datë 25 Nëntor 2004.
Kompania “B.M” SHPK e zhvillon biznesin e saj nëpërmjet shpërndarjes dhe tregtimit te produkteve ushqimore; shumicë dhe pakicë, export-import, etj.
Kompania “B.M” SHPK është importuesi ekskluziv i markës Birrë “Bavaria”dhe pijes energjike “B52 Original from Holland” në 21 qytete të Shqiperisë. Por jo vetem kaq, kompania është duke planifikuar shtimin e produkteve të reja nga shtete europiane për të tregtuar në tregun shqiptar.
Produktet që importohen nga Hollanda

- Pije Energjike B52
- Birre Bavaria me / zero alkol
- Birre Swinckles
- Birre La Trappe

Produkt që importohet nga Rusia

- Vodka ruse

Aktualisht Kompania “B.M” SHPK po zgjeron strategjine e saj të shitjes me metodat më të suksesshme të cilat promovojnë dhe menaxhojnë produktet tek klientet e saj. Informacionet e shpejta dhe shërbimet e përditësuara për të qenë konkurues në treg i japin Kompanisë qëllimin për të qenë afatgjatë dhe të suksesshem në treg.
Pozicioni: Hostess (Vajza promocioni)

Detyrat dhe Përgjegjësite:
· Te përvetesojë informacionin për markat që ne disponojme Birrën “Bavaria” & Pijen energjike B52 “Original from Holland”
· Të promovojë produktet që janë caktuar nga Kompania gjatë aktiviteteve te ndryshme.
· Të respektojë oraret dhe vendet ku do bëhet promovimi .
· Të realizojë punën me cilësi dhe përkushtim, të veprojë me përgjegjësi, aftësi dhe profesionalizëm në detyrën e ngarkuar.
· Te plotësojë dhe të zbatojë me korrektësi trajnimet e kërkuara nga Kompania.

Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
· Arsim të lartë (preferohet Shkenca politike ose Shkenca Sociale)
· Mosha 20-25 vjec.
· Të jetë e paraqitshme fizikisht, e gjatë rreth 1.7 m.
· Aftësi shumë të mira komunikuese.
· Te ketë eksperienca te mëparshme brenda këtij profili.
· Energjike, pozitive dhe mendjehapur.
· Aftësi të shkëlqyera të shërbimit ndaj klientit.
· Te jetë fleksibel për të udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqiperisë.
· Njohja e gjuhes anglisht përbën avantazh.

Te interesuarit te paraqesin CV-te e tyre te shoqeruara me foto ne adresen: anita.sulidhi@bavaria.al
Aplikimet mbyllen me date 10 Qershor 2015.
Duke ju falenderuar për aplikimin tuaj, ju njoftojme qe do te kontaktohen nga Kompania vetem aplikantet e përzgjedhura për intervistë.

Apliko