Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" (AlbanCorp Group) sh.a është një kompani distribucioni e mallrave të konsumit, e vendosur në Tiranë dhe e themeluar në vitin 1995, me një eksperiencë prej 20 vitesh në tregun shqiptar.

Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a ofron një portofol cilësor dhe konkurrues të bazuar në nevojat e konsumatorëve vendas. Me rrjetin tonë mbarëkombëtare të shpërndarjes, ne ofrojmë produkte me cilësi të lartë të kompanive të njohura për çdo familje në Shqipëri.

Klientët janë partnerët tanë; Ne tashmë kryejmë shpërndarje të mallrave në më shumë se 7000 klientë në të gjithë Shqipërinë.

Partnerët tanë të Biznesit janë BEIERSDORF, GlaxoSmithKline, Mondelez International, Manner, Arcor dhe Trompenburg, Friesland Campina, Mutti.

Produktet tona në Kategorinë “Përkujdesje Personale” numërohen NIVEA Visage, NIVEA for men, Labello, Aquafresh, Sensodyne, Parodontax & Corega, Nivea Body Essential Line products, Nivea Hair Care products, Nivea Baby Care products, Nivea Sun products etj.

Në kategorinë “Ushqimore” numërohen të gjitha produktet nën emrin Milka, Toblerone dhe Manner, vafera të brand-it Napoli, biskota të kripura dhe të ëmbla nën emrin Barni, Milka Soft Cake, Milka Biscuits, TUC, Elvita, Horega, karamele dhe camcakëza si Trident Splash & Senses, Poosh, Bonibon, Olips, Missbon dhe Barkleys, bustinat e kafes nën emrin e njohur Jacobs, salca për pasta nën emrin Mutti, djathi i shkrirë nën emrin e njohur Philadelphia, qumësht dhe drithëra për fëmijë të porsalindur, qumësht të pasterizuar për të rritur dhe fëmijë nën emrin NOYNOY, Frisolac, Frisomel, Frisogrow, kos frutash nën emrin Campina Fruttis dhe Yogfun, etj.

Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a kërkon të punësojë 3 pozicione:

2 Agjent Shitje
1 Agjent Merchandiser


Departamenti Komercial


DETYRAT:

  • Të marrë porositë tek klientët ekzistues në zonë,
  • Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,
  • Të jetë vazhdimisht në kërkim për identifikiminin e klientëve të rinj në zonë dhe më gjerë,
  • Të përmbush realizimin e aktiviteteve promocionale,
  • Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me Supervizorin e zonës.


KËRKESAT:

  • Diplomë e shkolles se mesme, preferohet diplome universitare,
  • Preferohet me minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme,
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë i besueshëm,
  • Aftësi të mira organizative,
  • Te jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup,
  • Të jetë i aftë të punojë nën presion,
  • Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht,
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.


TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore

hr@albancorp.com


Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 07 Mars 2016.
__________________

All Balcans Corporation Sh.A.
Rr. Gjergj Legisi, Tiranë, Shqipëri
Web: www.albancorp.com
Facebook: All Balcans / AlbanCorp Group


Apliko