1. Default Tirane, ofroj vend pune Project Manager(e)


    Shoqëria "2RC" sh.p.k. ushtron veprimtari kryesisht në fushën e ndërtimit dhe konsulencës, duke e shtrirë aktivitetin e saj jo vetëm në sektorin e ndërtimeve civile e industriale, por dhe më gjerë.

    Në funksion të kësaj veprimtarie, shoqëria "2RC" sh.p.k. kërkon të punësojë 1 Project Manager(e), që të plotësojë kriteret e mëposhtme.

    Arsimimi dhe Kompetencat Profesionale:

    1. Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Drejtësisë ose Inxhinierisë së Ndërtimit; përbëjnë avantazh studimet pasuniversitare.

    2. Të njohë e të sigurojë në mënyrë efektive mbarëvajtjen dhe kryerjen e proçesit të prokurimit publik, duke zbatuar me përpikmëri ligjin “Për prokurimin publik”, si dhe legjislacionin që ka lidhje me fushën e prokurimeve në rrafshin kombëtar e ndërkombëtar, në zbatim të proçedurave për tenderime të ndryshme.

    3. Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e ndërtimit dhe atë financiare në kompani me veprimtari në sektorin e ndërtimit.

    4. Experiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vjet.

    5. Aftësi shumë të mira në kontroll, mbikëqyrje, raportim menaxherial, menaxhim performance.

    6. Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer gjuhën angleze dhe italiane e të komunikojë rrjedhshëm në nivel profesional.

    7. Të njohë programet bazë në kompjuter.

    8. Të jetë i besueshëm e i aftë, të komunikojë dhe të bashkëpunojë me anëtarët e tjerë të stafit të kompanisë.

    9. Të ketë aftësi në lidership, i vetë motivuar, i aftë të drejtojë dhe të motivojë në menaxhim.


    Detyrat dhe Funksionet Bazë:

    - Të zbatojë qëllimet strategjike dhe objektivat e kompanisë.

    - Të ketë vizion dhe të propozojë aktivitete me fitime për kompaninë.

    - T'i mundësojë Bordit përmbushjen e funksionit të tij në nivel operacional dhe strategjik.

    - T'i japë drejtim dhe udhëheqje realizimit të filozofisë, misionit dhe strategjisë së kompanisë.

    Shënim: Paga është e një niveli të kenaqshëm dhe e negociueshme në përputhje me nivelin e kualifikimit e performancës së kandidatit.


    Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

    - CV e shoqëruar me foto;
    - Kopje Diplome;
    - Referenca të eksperiencave të mëparshme të punës.

    Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në adresën e e-mailit: info@2rc.al.

    Afati i fundit për pranim deri më datë 20 Tetor 2016.

    Tel.: +355 69 20 46 211
    Ad.: Rruga "Pashko Vasa", nr. 8, Tiranë.
    Web: www.2rc.al

    AplikoWhatsApp
      Raporto  

  • You may post new threads
  • You may post replies
  • You may post attachments
  • You may edit your posts
  •  
-->