NJOFTIM PUNE
Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.

Kidzone shpk eshte pjese e Balfin Group e specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet ne tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni: Kasiere
Departmenti: Kasave
Vendodhja: TEG
Permbledhja e Pozicionit: Fokusi kryesor i nje kasiereje eshte qe t’ju ofroje klienteve nje sherbim te jashtezakonshem dhe te mirembaje hapesiren qe ka ne pergjegjesi.


Detyra dhe Pergjegjesi :
- Te sherbejne dhe komunikojne me klientet.
- Te skanojne produktet.
- Te kontrollojne çdo produkt qe kalon mbi kase.
- T’ju komunikojne çmimin konsumatoreve.
- Te marrin,te numerojne parate nga klientet dhe te kthejne kusur.
- Te printojne fatura dhe te komunikojne me zyren e Finances.
- Te ndihmojne konsumatoret ne gjetjen e produkteve specifike dhe t’i informojne mbi ofertat mete fundit.
- Te sigurojne vendosjen, reklamimin dhe mbushjen si duhet te te gjitha produkteve ne rafte (ne territorin prane kasave) duke zbatuar udhezimet e Supervizorit direkt.
- Te mbajne hapesiren e vet te rregullt e te pajisur me furnizimet e nevojshme.


Kerkesat:
a. Edukimi: Arsim te larte (Pa obligime shkolle ne vazhdim)
b. Eksperiencat e punes:
- Te pakten 1 vit pervoje te meparshme te ngjashem me kete pozicion
c. Kualifikime te tjera:
- Njohuri te gjuheve te huaja
- Te njohin dhe perdorin shume mire programet baze te kompjuterit

Aftesi te tjera:
- Aftesi shume te mira komunikuese jane thelbesore
- Aftesi per te operuar me programet baze te kases

Menyra e aplikimit*:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni te gjithe dokumentacionin sipas kerkeses per para dates: 15.09.2016 ne adresen elektronike jumbo@teg.al

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.

Apliko