Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a është një kompani distribucioni me një eksperiencë prej më shumë se 15 vitesh në tregun shqiptar, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe markash te mirënjohura ndërkombetare si Milka, Nivea, Aquafresh, Fruttis, Philadephia etj.

Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a kerkon të punësojë:

Analist i Operacioneve të Shitjeve
Departamenti Komercial


DETYRAT:

  • Përditëson dhe përpunon të dhëna që lidhen me Departamentin e Shitjeve,
  • Ofron material mbeshtetës në lidhje me shitjet dhe informon manaxherët në lidhje me rezultatet përkatëse,
  • Mbështet në mënyrë të vazhdueshme Menaxherët e Markave si dhe Menaxherët e Departamentit të Shitjeve,
  • Përgatit tabela përmbledhëse dhe dërgon porositë që merren nga menaxherët e shitjeve drejt operatorëve të ndryshëm,
  • Përditëson raportet dhe komunikimin me furnitorët (partnerët e biznesit) duke ofruar lloje të tjera të materialeve mbështetës,
  • Përmbledh në mënyrë analitike informacionin për realizimin e prezantimeve,
  • Përpunim i te dhënave dhe përditësim i raporteve për nevojat e brendshme të kompanisë.



KËRKESAT:

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë,
  • Preferohet me eksperiencë 1-2 vjet në pozicione të ngjashme,
  • Aftësi shumë të mira në MS office, sidomos në Excel,
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe përpunimi informacioni,
  • Njohuri të gjuhës angleze,
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese,
  • Të jetë i/e gatshme dhe i/aftë të punojë në grup,
  • Të ketë aftësi në zgjidhjen problemeve,
  • Të ketë dhe të jetë i/e afte të punojë nën presion.



TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore
edakreci@albancorp.com

hr@albancorp.com

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri me 27 Nëntor 2015.

__________________

All Balcans Corporation Sh.A.
Rr. Gjergj Legisi, Tiranë, Shqipëri
Web: www.albancorp.com
Facebook: All Balcans / AlbanCorp Group


Apliko