Alba Consulting është një kompani e cila ofron shërbime të ndryshme për klientët e saj në fushat: Financë dhe Kontabilitet (mbajtje të llogarive, marrëdhëniet me Tatim Taksat, përgatitjet e pagave, përgatitja, analizimi dhe parashikimi i pasqyrave financiare, etj.)auditim, konsulenca juridike duke përfshirë edhe përfaqesimin në gjykatë, punësim brenda dhe jashtë vendit si dhe konsulencë për emigracionin.

Për klientin tonë një hotel i standarteve më të mira në Tiranë, po kërkojme:

RECEPSIONISTE (f)

RECEPSIONIST (m)

Përshkrimi i detyrave të punës:

• Mirëpret dhe përshendet klientët e hotelit si dhe i përgjigjet kërkesave të klientëve nëpërmjet telefonit.
• Ruan sigurinë nëpermjet ndjekjes së procedurave; monitoron librin e regjistrimeve dhe lëshon kartat për vizitorët.
• Ruan të sigurtë dhe të pastër vedin e recepsionit sipas procedurave dhe rregullave të hotelit.
• Mban marrëdhënie të vazhdueshme me grupet e punës duke dokumentuar dhe komunikuar veprimet dhe nevojat e vazhdueshme.


Kërkohen aftësi organizuese, administrative dhe aftësi shumë të mira komunikuese. Të ketë aftësi shumë të mira në marrëdhënie me klientët, të tregojë eficensë në punë si dhe të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup. Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike.
Njohje shume e mirë e gjuhës angleze.
Njohje shume e mirë e gjuhës italiane.


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: jhasa@albaconsul.com Lutemi specifikoni në e-mail pozicionin "Recepsioniste ne hotel". Aplikimet janë të hapura deri në datën 30 Nëntor 2015.

Vetëm kandidatët e përzgjedhura do të njoftohen për intervistën e punës.

“Me ne maksimizoni potecialin tuaj profesional dhe individual”.

Apliko