1. Default Tiranë, ofroj vënd pune Shitëse

    NJOFTIM PUNE
    Profili I kompanise: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
    Fashion Group është pjesë e Balfin Group e specializuar ne shitjen me pakice te veshjeve dhe aksesoreve dhe ka ekskluzivitetin ne Shqiperi për një numër markash Perendimore për veshjet si Prenatal, Mango, Okaidi, Terranova, Geox, Golden Point, Springfield, Carpisa, Parfois,Cortefiel.


    Pozicioni: Shitëse
    Grada: 5
    Departamenti:
    CBO
    Vendndodhja: TEG ( Carpisa & Mango)

    Detyrat dhe përgjegjësite:


    • Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkese të tij
    • Realizon objektivat e përcatuara nga kompania për shitjet e produkteve
    • Kryen proçesin e hapjeve në kohë të koleksioneve të reja
    • Kontrollon artikujt çdo ditë dhe bën zëvëndësimin e masave të tyre
    • Suporton në proçesin e reklamimit të produkteve në dyqan sipas udhëzimeve të Brandit
    • Mban përgjegjësi për produktet që tregtohen në dyqan
    • Kujdeset që dyqani të jetë i rregullt i pastër dhe të ketë ndriçimin e duhur


    Kualifikimet dhe aftesitë:

    • Të ketë mbaruar shkollën e mesme
    • Të punojë në grup dhe të ketë inisiative
    • Të ketë aftësi shumë të mira të komunkimit
    • Eksperiencë pune në shitje në kompani me aktivitet të ngjashme është avantazh


    Kushtet e punës

    • Minimumi 1 vit experiencë pune


    Paketa financiare është interesante dhe mundësi rritje brënda strukturës në bazë të performancës së personit.

    Mënyra e aplikimit:

    CV-të duhet të dorëzohen (ose dërgohen) deri në datën 20/02/2017 në adresën hr@fashiongroup.al
    Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kadidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


    Apliko
    Attached Files Attached Files
      Raporto  

  • You may post new threads
  • You may post replies
  • You may post attachments
  • You may edit your posts
  •  
-->