njoftime970_blueFilters

  1. Default Tirane, ofroj vend pune Pedagog


    APLIKIMET PËR PEDAGOG

    SH.L.U.P “Universiteti Metropolitan Tirana” synon të zgjerojë stafin akademik me Pedagog te Brendshëm dhe të Jashtëm në programet:

    Bsc në Inxhinieri Ndërtimi
    Bsc në Inxhinieri Kompjuterike
    Bsc në Administrim Biznesi
    Bsc në Informatikë Ekonomike
    Msc në Inxhinieri Ndërtimi
    Msc në Inxhinieri Elektronike
    Msc në Inxhinieri Mekatronike
    Msc në Inxhinieri Informatike
    Msc në Inxhinieri Telekomunikacioni
    Msc në Inxhinieri Elektrike
    Msc në Menaxhim në Inxhinieri
    Msc në Ekonomik- MBA

    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSIT E PEDAGOGUT
    1. Mësimdhënie në dy ciklet e studimit BA\MA
    2. Këshillimi i studentëve
    3. Angazhim në veprimtari kërkimore -shkencore
    4. Mbështetje për institucionin

    Kriteret e kandidatit
    1. Aplikanti minimalisht të ketë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” ose të jetë në proces doktorature afër përfundimit;
    2. Të jetë i afte të garantojë cilësi, efikasitet dhe eksperiencë në zhvillimin e lëndëve që do të mbulojë dhe t`i përgjigjet me fleksibilitet nevojave të universitetit;
    3. Të ketë përvojë në mësimdhëni në shkollën e lartë dhe në fushën e kërkimit shkencor të mirëfillte.

    Dokumentet e kërkuara
    1. CV e hollësishme e kandidatit në gjuhën shqipe
    2. Letër motivimi ku shprehen qartë interesat profesionale në fushën e eksperiencës dhe në lëndët e synuara.
    3. Kopje e dëshmisë së titullit PhD/Dr. diploma Phd të shoqëruara me kopjen e vërtetimit të njohur nga MAS.
    4. Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm ose pedagog/ udhëheqës shkencor të kandidatit të shoqëruar me të dhënat dhe me kontaktet e tyre (përjashtohen kandidatët me titullin Profesor).
    5. Diplomë / listë notash.

    Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në info@umt.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore.
    Për më shumë informacion : www.umt.edu.al


    Tel. : 0696070111

    AplikoWhatsApp
      Raporto  

  • You may post new threads
  • You may post replies
  • You may post attachments
  • You may edit your posts
  •  
-->