WINPHARMA Shpk eshte e interesuar te punesoje: PERFAQESUES SHITJESH /Junior

Profili i Punes: Perfaqesuesi i Shitjes ka si detyre te promovoje produktet e kompanise ne zonen perkatese; te zhvilloje dhe mbaje marredhenie te ngushta me klientet; te siguroje nje mbulim total te zones per te cilen eshte pergjegjes; te raportoje ne menyre periodike mbi ecurine e produkteve.

Aftesit dhe kualifikimet:
1. Diplome Universitare (e preferueshme ne fushen e mjekesise, stomatologjise, farmacise dhe biologji-kimise).
2. Eksperienca te meparshme ne kete fushe dhe referencat perbejne avantazh
3. Njohuri ne fushen e marketingut farmaceutik dhe te produkteve OTC
4. Aftesi te shkelqyera komunikuese dhe bindese
5. Aftesi shume te mira per te punuar ne grup
6. Njohuri te shkelqyera te gjuhes angleze
7. Njohuri kompjuterike
8. Leje drejtimi automjeti, klasi B
9. I gatshem te udhetoje ne rrethe

Kandidatet e interesuar duhet te dergojne nje CV ne adresen info@winpharma.al deri ne daten 15 Shtator 2015.
Vetem kandidatet qe plotesojne te gjitha kriteret do te kontaktohen per interviste.

Departamenti i Burimeve Njerezore

Apliko