Emërtimi: Manaxher/e Shitje dhe Marketingu .
Vendi i punës: Departamenti i Prodhimit F&M Reklama, Tiranë
Roli / qëllimi i vendit të punës:
Menaxhimi i Shitjeve ekzistuese dhe Zgjerimi i Tregut nepermjet promovimit të produkteve dhe shërbimeve të realizuara nga F&M Reklama.
Detyrat:
- Njohja e teknikave bashkëkohore të shitjes dhe promocionit.
- Studimi i tregut shqiptar dhe identifikimi i klientëve potencialë, ndërtimi i një baze të dhënash për klientët potencialë dhe përditësimi i vazhdueshëm i saj.
- Komunikimi me klientët potencial, nëpërmjet kontakteve të drejtëpërdrejta, e-mail, telefon, takime etj, lidhur me prezantimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga F&M Reklama.
- Menaxhimi i procesit të shitjes ne teresi, që nga identifikimi i oportuniteteve, dërgimi i ofertës, marrja e porosisë, nënshkrimi i kontratës, furnizimi i klientëve me produktet apo shërbimet e kërkuara, vlerësimi i kënaqësisë së klientëve, etj.
- Realizimi dhe rritja e Objektivave te shitjes ne vazhdimesi.
Aftësitë:
- Aftësi shumë të mira komunikuese, me qëllim ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve sa më të mira me klientët potencial dhe ato ekzistues.
- Aftësi të mira teknike për njohjen e produkteve dhe shërbimeve që ofron kompania F&M Reklama.
- I/E aftë të shkruajë dokumenta të ndryshme, përfshirë korrespondencë biznesi, propozime, projekte, raporte informative, prezantime etj.
- Aftësi krijuese dhe ide të reja për përmirësimin e proceseve të punës, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit të kompanisë, krijimin e avantazheve konkurruese në treg, etj.
- I/E pjekur, i besueshëm i këndshëm dhe me qëndrim pozitiv në marrëdhëniet me drejtuesit, eprorët, kolegët, klientët, partnerët e ndryshëm të kompanisë, etj.
- Fleksibël të udhëtojë dhe të punojë me orar të zgjatur kur e kërkon detyra.
Arsimi dhe Kualifikimi:
- Diplomë bachelor, preferohen deget Administrim Biznesi, profili menaxhim/marketing, diploma master në Administrim Biznesi / Marketing do të ishte avantazh.
- Përvojë pune jo më e pakët se 3 vite në shitje dhe marketing.
- Njohuri dhe përvoja trainimi e kualifikimi në manaxhim, marketing, shitje, komunikim, dizajn, etj.
- Nohja shume e mire e gjuhës angleze, gjuhet e tjera janë avantazh.
- Patentë dhe i/e afte ne drejtim automjeti.
Te interesuarit te dergojne CV e tyre ne adresen : hr@fmreklama.al ose te kontaktojne ne numrin e telefonit 0684065194
AplikoWhatsApp