Date: 2015-05-19
Job Code: 26298



MENAXHER/E FINANCE


Klienti yne eshte nje kompani lider qe operon suksesshem prej 20 vitesh ne Shqiperi dhe Rajon ne fushen e shperndarjes dhe shitjes te produkteve FMCG te nje cilesie te larte, si nje distributor eksklusiv i disa kompanive nderkombetare prestigjoze. Aktualisht, klienti yne synon te punesoje nje Menaxher/e Finance.

ROLI:
Menaxheri i Finances do ti raportoje Administratorit te kompanise dhe do te kete pergjegjesine e menaxhimit te departamentit te Finances te perbere prej 6 punonjesish, me fokus ne menaxhimin e kontabilitetit dhe raportimin financiar.

PERGJEGJESITE:
  • Te mbikeqyre operacionet e perditshme te njesive ekonomike te kompanise ne funksionet e finances dhe te kontabilitetit, duke u siguruar per optimizimin e proceseve te brendshme
  • Te monitoroje dhe analizoje rezultatet mujore te kompanise ne perputhje me buxhetin, duke sjelle ne vemendje te menaxhimit ceshtje te rendesishme kur eshte e nevojshme
  • Te pergatise treguesit operacional per raportimin e brendshem dhe te jashtem
  • Te monitoroje dhe optimizoje kapitalin qarkullues dhe cash flow per te gjitha entitetet e kompanise
  • Te pergatise dhe analizoje pasqyrat financiare
  • Te planifikoje dhe analizoje investimet kapitale
  • Pergjegjes per raportimin financiar ne kohe dhe ne perputhje me SKK
KERKESAT:
  • Diplome universitare ne Kontabilitet ose Finance; Studime te metejshme ne kontabilitet/ finance do te konsiderohen perparesi
  • Minimumi 10 vjet eksperience ne menaxhim financiar, ne kompani apo grup kompanish me xhiro te larte, nga e cila mbi 3 vjet ne Retail/FMCG
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze ose italiane
  • Njohuri shume te mira te MS Office vecanerisht Excel, si dhe programeve dhe sistemeve te automatizuara te raportimit kontabel dhe financiar; njohja e programit Bilanc perben prioritet
  • Integritet i larte; aftesi te shkelqyera nderpersonale
  • Aftesi te mira negociuese, organizative, planifikimi dhe analitike
  • Njohuri te shkelqyera te legjislacionit tatimor shqiptar dhe sistemeve kontabel
  • Te kete iniciative per te sugjeruar procese optimizuese dhe innovative ne sherbim te efektivitetit te punes dhe planit te biznesit te kompanise
Kandidati i pershtatshem per kete pozicion duhet te shfaqe nje personalitet bindes dhe profesional ne marredhenie me koleget, autoritetet shteterore, furnitoret dhe klientet.

Klienti yne ofron kushte page mbi nivelet mesatare te tregut, ne nje ambjent dinamik dhe kompetitiv. Orari i punes nga e hena ne te premte 8:30-17:30, kurse te shtunen 8:30-13:00.

Nese kjo mundesi duket interesante per ju jeni te mirepritur te dergoni CV dhe Leter Motivimi te: borana.barjami@dynamicspartners.al para dates 8 Qershor 2015.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen. Aplikimet do te trajtohen ne konfidencialitet te plote.

European Trade Center -Tower A -13/3 Blv. Bajram Curri · Tirana 1001
www.dynamicspartners.al

Apliko