Kompania lider në ndërtim “MANE TCI”, ofron mundësi punësimi në pozicionin Koordinator Projekti per Supervizionin dhe Mbikqyrjen. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PËRGJEGJËSITË:

  • Aprovimin e grafikut te punimeve, metodologjise se punimeve, te kontraktorit dhe skemes organizative te tij, duke perfshire personelin dhe makinerite ne dispozicion te projektit,
  • Aprovimin e nenkontraktimit,
  • Suportimin e Kontraktorit me formularet tip dhe format e raportimit,
  • Aprovimin e materialeve/paisjeve sipas kerkesave te projektit,
  • Aprovimin e ndryshimeve/rishikimeve ne projekt,
  • Aprovimin e projektit te Magazines, i cili do te kryhet nga kontraktori,
  • Aprovimin e vizatimeve te punes “shop drawings”,
  • Kontrollin e punimeve ne kantier nepermjet inspektimeve dhe testimeve periodike,
  • Kontrollin e volumeve, nepermjet matjeve faktike me topograf te Kompanise “Mane TCI”,
  • Kontrollin e librezave te masave dhe situacioneve te punimeve,
  • Kontrollin e librit te kantierit,
  • Sigurimin e dokumentacionit tekniko‐ligjor ne objekt,
  • Perpilimin e urdhrave te ndryshme per ndryshime, modifikime etj,
  • Kontrollin dhe monitorimin e grafikut te punimeve,
  • Kontrollin dhe monitorimin e planit te cilesise se punes te Kontraktorit,
  • Instruksione te ndryshme gjate periudhes se punimeve,
  • Perpilimin e ndryshimeve te kontrates nese nevojitet,
  • Koordinim me grupin e projektimit,
  • Autorizimin e shpenzimeve nga fondi rezerve, nese do te nevojitet,
  • Perpilimin e dokumentacionit final per “Certifikimin e dorezimit te Punimeve”,
  • Marrjen ne dorezim te punimeve pjesore ose totale duke ndjekur praktikat ne perputhje me kontraten dhe specifikimet teknike, duke kryer te gjitha inspektimet dhe testimet e kerkuara dhe perpilimin e dokumentacionit perkates,
  • Aprovimin dhe marrjen ne dorezim te vizatimeve te punes “as built”,
  • Mbajten e dokumentacionit per “Akt Kolaudimin”,
  • Mbajtje e kontakteve te vazhdueshme me Supervizorin Ligjor te Projektit,
  • Raport Teknik, periodik me baze mujore ose me shpesh, ne gjuhen shqipe ose angleze kur kerkohet,
  • Perpilim i dokumentacionit per mbylljen e Punimeve dhe fillimin e Periudhes se Garancise.


KËRKESAT:

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi,
  • Minimumi 5 vjet eksperience ne kete fushe,
  • Njohje e gjuheve te huaja, anglishtja perparesi,
  • Aftesi shume te mira ne kontroll, mbikqyrje, raportim manaxherial, manaxhim performance,
  • I vete motivuar, i afte te drejtoje dhe te motivoje njerez,
  • Komunikues i mire, me shkrim dhe verbal,
  • Fleksibel per te punuar dhe me ore te zgjatura,
  • Njohuri te mira ne MS Project,
  • Njohuri te mira ne Autocad.


    TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË: burime.njerezore@manetci.al

    Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

    Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 08 Maj 2015.


Apliko