Kompania A BI ESSE Shpk, e cila operon ne fushen e tregtimit te materialeve elektrike, njofton pozicionin e lire te “FINANCIERIT” ne Departamentin e Finances.

Pershkrim i pergjithshem
Punonjesi i finances duhet te marre persiper pergjegjesite per te gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arketimit te pagesave nga klientet ne funksion te mallrave dhe sherbimeve te ofruara nga Kompania.

Pergjegjesite kryesore

• Garanton marrjen e informacionit te vazhdueshem mbeshtetes mbi shitjet, faturimet, si dhe informacion te brendshem nga Klienti.
• Ndjek ecurine e arketimeve dhe komunikon me Klientet debitore lidhur me detyrimet e pashlyera, gjithnje ne perputhje me politikat shitese te Kompanise.
• Garanton regjistrimin e te gjithe informacionit te nevojshem kontabel sipas formateve te kerkuara nga Kompania dhe legjislacionit ne fuqi.

Kualifikimet dhe aftesite

• Te kete diplome universitare ne Shkencat Ekonomike ( preferohet dega finance )
• Te kete jo me pak se 3 ( tre ) vjet eksperience pune si ekonomist
• Te kete njohuri ne gjuhen angleze dhe italiane
• Te kete njohuri shume te mira te programeve baze te kompjuterit
• Te kete njohuri shume te mira te programeve financiare
• Te kete aftesi te mira komunikuese dhe organizuese
• Te kete aftesi bindese dhe krijuese
• Te kete patente

Te gjithe te interesuarit te dergojne brenda dates 30/06/2015, C.V. e shoqeruar me fotografi te koheve te fundit, kopje te diplomes dhe listes se notave, kopje te diplomave te marra si rezultat i kualifikimeve pasuniversitare, referenca nga punedhenesit e meparshem ( nese ka) ne adresat:

A BI ESSE sh.p.k – Rr. :Rr. 28 Nentori 73,Tirane Tel.04 2407290/1 (Autostrada Tirane-Durres,km 6)
Dyqani A BI ESSE- Rr.Reshit Petrela, perballe Stacionit te Trenit

Per me teper informacion mund te na kontaktoni ne adresen e email-it: info@abiesse.al

Tel. : 04 2407 290/1

Cel. : 069 40 65 800

AplikoWhatsApp