Adresa Rruga “Bogdani”, Pall i ri 10-katësh, kati i 3-të, Ap /12
Tiranë
Tel/Fax +069 20 63 150
shkej@albmail.com
Shoqata Kombëtare ‘Edukim për jetën’ kërkon të punësojë: mësues (cikël i ulët), psikolog shkollor, mjek i përgjithshëm (part time).
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të kenë përfunduar arsimin përkatës
- Të kenë eksperiencë pune në pozicionet e sipërpërmendura (minimalisht 1,5 vjet për pozicionet mësues i ciklit dhe psikolog shkollor).
- Të të kenë eksperiencë pune në pozicionin mjek i përgjithshëm (minimalisht 2 vjet)
- Të ketë aftësi të mira komunikuese
- Të kenë njohuri të kënaqshme në gjuhët anglisht dhe italisht
Të interesuarit duhet të dorëzojnë:
- Kërkesë për aplikim (specifikoni pozicionin, për të cilin aplikoni)
- CV tuaj (Kurrikulumi)
- Fotokopje diplome, listë notash dhe kualifikime të tjera të ndryshme
- Fotokopje të dëshmive për gjuhët e huaja
- Letër reference (2 të tilla)
Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi:
- Eksperiencën e deritanishme në profilet përkatëse
- Krahasimin e kurrikulumeve
- Njohuritë në gjuhët angleze/italiane
- Aftësitë profesionale të kandidatëve
ShKEJ do të kontaktojë vetëm një numër të përzgjedhur Kurrikulumesh.
Aplikimet dorëzohen në adresën:
Shoqata Kombëtare ‘Edukim për Jetën’, Rr ‘Bogdani, Pallati i ri 10-katësh, kati i 3-të, Ap /12 Tiranë
Ose mund të dërgohen në adresën e e-mail: shkej@albmail.com
Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 8 shtator 2008.
Cel. : 069 20 63 150
AplikoWhatsApp