Date: 2014-11-13


MENAXHER/E FINANCE

Klienti yne eshte nje kompani lider qe operon suksesshem prej 20 vitesh ne Shqiperi dhe Kosove ne fushen e shperndarjes dhe shitjes se paisjeve dhe materialeve te nje cilesie te larte, si dhe te implementimit te projekteve si distributor eksklusiv i disa kompanive nderkomberate me prestigjoze. Aktualisht, klienti yne synon te punesoje nje Menaxher/e Finance.

ROLI:
Menaxheri i Finances do te kete pergjegjesine e menaxhimit te departamentit te Finances te perbere prej 4 punonjesish, me fokus ne menaxhimin e kontabilitetit dhe raportimin financiar.

PERGJEGJESITE:
  • Te mbikeqyre operacionet e perditshme te njesive ekonomike te kompanise ne funksionet e finances dhe te kontabilitetit, duke u siguruar per optimizimin e proceseve te brendshme
  • Te monitoroje dhe analizoje rezultatet mujore te kompanise ne perputhje me buxhetin, duke sjelle ne vemendje te menaxhimit ceshtje te rendesishme kur eshte e nevojshme
  • Te pergatise treguesit operacional per raportimin e brendshem dhe te jashtem
  • Te monitoroje dhe optimizoje kapitalin qarkullues dhe cash flow per te gjitha entitetet e kompanise
  • Te pergatise dhe analizoje pasqyrat financiare
  • Te planifikoje dhe analizoje investimet kapitale
  • Pergjegjes per raportimin financiar ne kohe dhe ne perputhje me SKK.
KERKESAT:
  • Diplome universitare ne Kontabilitet ose Finance; Studime te metejshme ne kontabilitet/ finance do te konsiderohen perparesi
  • Minimumi 5 vjet eksperience ne menaxhim financiar, ne kompani apo grup kompanish me xhiro te larte
  • Njohuri baze te gjuhes angleze ose italiane
  • Njohuri shume te mira te MS Office vecanerisht Excel, Alpha dhe sistemeve te automatizuara te raportimit kontabel dhe financiar
  • Integritet i larte; aftesi te shkelqyera nderpersonale
  • Aftesi te mira negociuese, organizative, planifikimi dhe analitike
    Njohuri te shkelqyera te legjislacionit tatimor shqiptar dhe sistemeve kontabel
  • Te kete iniciative per te sugjeruar procese optimizuese dhe inovative ne sherbim te efektivitetit te punes dhe planit te biznesit te kompanise
Kandidati i pershtatshem per kete pozicion duhet te shfaqe nje personalitet bindes dhe profesional ne marredhenie me koleget, autoritetet shteterore, furnitoret dhe klientet.

Klienti yne ofron kushte page mbi nivelet mesatare te tregut, ne nje ambjent dinamik dhe kompetitiv. Orari i punes nga e hena ne te shtune 8.00 -16.00.

Nese kjo mundesi duket interesante per ju jeni te mirepritur te dergoni CV dhe Leter Motivimi te: borana.barjami@dynamicspartners.al para dates 03 Dhjetor 2014.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen. Aplikimet do te trajtohen ne konfidencialitet te plote.

European Trade Center -Tower A -13/3 Blv. Bajram Curri · Tirana 1001
www.dynamicspartners.al


AplikoWhatsApp