Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje punonjesi ne pozicionin e Arketarit ne Degen Berat, per nje periudhe 1 vjecare, ndaj ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.
Arketar
Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:
- Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë me cash.
- Siguron proçesim të saktë dhe efiçentë për klientët.
- Shet produktet dhe shërbimet e Bankës.
- U ofron shërbim te sakte, te shpejte dhe cilesor klientëve.
- Arsimi i larte ekonomik ose ne fushe te ngjashme me te konsiderohet avantazh.
- Eksperience me pagesat ne cash
- Aftesi te nderveprimit me klientet
- Korrekt dhe i sakte
- Preferohet eksperience e meparshme ne sektorin financiar ne te njejten fushe
- Njohuri te gjuhes angleze dhe kompjuterit.
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV - Kopje te diplomes dhe listes se notave
Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
Tirane
E-mail: hr@unionbank.al
Fax: +355 4 2272 880
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.
AplikoWhatsApp