Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Asistenti ne Departamentin e Burimeve Njerezore, ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.
Asistent ne Departamentin e Burimeve Njerezore
Qellimi i Pergjithshem i Punes eshte te asistoje ne ekzekutimin e operacioneve te burimeve njerezore, lidhur kryesisht me fushen e rekrutimit, trajnimit, administrimit etj., bazuar ne politikat dhe procedurat perkatese, nen mbikeqyrjen direkte te Drejtorit te BNJ.
Profili Individual i deshiruar:
- Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te (preferohet mesatare e pergjithshme e notave mbi 8).
- Njohuri shume te mira te programeve baze te MS Office (word, excel).
- Te kete aftesi shume te mira ne komunikimin me goje dhe me shkrim.
- Njohuri te mira te gjuhes Angleze.
- I/e organizuar, i/e kujdeshem ndaj detajeve, te ruaje konfidencialitetin e informacionit, i pergjegjshem, te kete vullnet per te mesuar dhe avancuar ne fushen e manaxhimit te BNJ.
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
- Kopje te diplomes dhe listes se notave
Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
Tirane
E-mail: hr@unionbank.al
Fax: +355 4 2272 880
Kandiatet mund t’i nenshtrohen nje testimi me shkrim.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.
AplikoWhatsApp