VisionFund Albania, program i mikrokredisë së organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:
Asistent/e Zyre, Librazhd
VisionFund Albania (VFA) ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. VisionFund Albania synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
- Të komunikojë dhe të informojë klientët/klientët potencial rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm prej tyre.
- Të jetë person kontakti për zyrën.
- Të koordinojë dhe të sigurojë që realizohen në kohë të gjitha aktivitetet dhe dokumentacioni përkatës për klientët që janë pjesë e projekteve të veçanta.
- Të realizojë pyetësore të ndryshëm dhe të hedh të dhënat e tyre në programin përkatës.
- Të shkruajë histori të shkurtra për klientët.
- Të ndihmojë gjatë procesit të kredidhënies; në aplikim, procesim të të dhënave të klientit në sistemin e kredisë të VFA dhe në disbursim.
- Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik.
KERKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
- Të jetë i/e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese - në të shkruar dhe në të folur
- Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të mbështesë të tjerët
- Të këtë aftësi krijuese në të shkruar.
- Të jetë i organizuar dhe korrekt
- Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve
- Të ketë njohuri shumë te mira të paketës Micrsoft (excel,word, powerpoint)
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:
1) Një kopje të CV-së
2) Një letër interesi
Data e mbylljes së aplikimeve është: 23 Shtator, 2014 ora 17:30
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen
Aplikimet mund të dërgohen në adresat:
VisionFund Albania – Tiranë
Rruga "Ibrahim Rugova", Pallati 26, Kati III, Tiranë ose,
email : hr@visionfund.al
Apliko