Kerkohet Administrator Sistemesh

Ky pozicion relaton direkt tek pergjegjesi i IT dhe i Rrjetit.

Instalon, miremban, konfiguron dhe ben backup-in dhe restaurimin e sherbimeve kur eshte e nevojshme per paisjet dhe sherbimet e Digicom.
Instalon dhe konfiguron sistemet operuese, sherbimet e ndryshme si mail server, DNS, FTP, web, VOIP, IPTV, sistemet e monitorimit, etj.
Monitoron logset e sistemeve kritike, vlereson ecurine e tyre qofte nga ana funksionale, ashtu edhe nga ana operacionale, konfiguron kushtet e alarmeve per rastet kur resurset jane drejt ezaurimit.
Percakton dhe ndjek procedurat e punes per sigurimin e mbarevajtjes se sherbimeve te Digicom.
Planifikon ne kohe perditesimet e nevojshme, nderhyrjet e nevojshme te mirembajtjes si te zgjerimit te resurseve.
Ndjek me perparesi dhe perditesohet vazhdimisht ne lidhje me problemet e sigurise te zbuluara mbi sistemet ne perdorim dhe lajmeron ne kohe, planifikon dhe zbaton ne bashkepunim me skuadren perkatese te IT fiksimin e ketyre problemeve.
Zbulon dhe zgjidh ne kohe problemet e funksionimit te paisjeve, programeve dhe sherbimeve.
Percakton dhe konfiguron akseset e shkallezuara ne resurset e informacionit si dhe ndjek politikat perkatese te sigurimit te informacionit te kompanise.
Krijon skripte, nderfaqe, sherbimet web, etj; per integrimet e nevojshme te sistemeve te kompanise ndermjet tyre dhe/ose me sisteme te ndryshme te partnereve te kompanise.
Planifikon blerjet e nevojshme te paisjeve, programeve si dhe te licensave te nevojshme konform nevojave te kompanise.
Merr pjese ne projektet qe kane te bejne me sherbimet e ndryshme te kompanise.

Eksperienca e nevojshme:

Kandidati duhet te kete mbaruar arsimin e larte (te preferueshme jane dega e elektronikes, informatikes ose ai duhet te kete eksperience te dallueshme).
Te pakten tre vjet ne pozicionin e administrimit te sistemeve ne nje kompani telekomunikacioni ose me larmi te ngjashme te sistemeve.
Eksperience shume te mire ne rrjetet dhe protokollet e rrjetit, ne konfigurimin dhe gjetjen e problemeve te lidhura me konfigurimet e rrjetave, routimet, loop-et, humbjet e paketave, etj.
Eksperience ne perdorimin e mjeteve te gjetjes se problemeve si telnet, ping, traceroute, ftp, tcpdump, nslookup, etj.
Kandidati duhet te kete eksperience te dallueshme ne sistemet virtuale VmWare, Vcenter 5.x, etj.
Kandidati duhet te kete eksperience ne sistemet operuese Linux (Debian, Centos, etj), sistemet VOIP (bazuar ne Asterisk: Vicidial, A2billing, Kannel, etj).
Eskperience ne punen me databazat kryesore, ne instalimin, konfigurimin, mirembajtjen e tyre, si dhe ne punen konkrete me to (eksperience e dallueshme ne programim per databaza).
Preferohen kandidatet qe kane certifikata ne administrimin e sistemeve virtuale, sistemeve Linux dhe sistemeve Cisco.
Kandidati duhet te njohe gjuhen angleze te shkruar, lexuar dhe folur.
Kandidati duhet te njohe programet e dokumentimit si Visio, paketen Office. Ai duhet te dije te dokumentoje si duhet sistemet, konfigurimet, procedurat baze, etj.
Leje drejtimi te automjetit

Te interesuarit te dergojne CV-ne ne hr@digicom.al

Apliko