HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Shites ne Departamentin e Kopshtarise

Qellimi i Pozicionit:
Siguron asistence dhe sherbim te shkelqyer ndaj Klienteve.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Mirepret me etike te larte profesionale cdo Klient qe interesohet per produktet e departamentit.
  • Kupton nevojen e klientit perkates, duke degjuar me vemendje maksimale kerkesen e Klientit.
  • Ndihmon klientin ne gjetjen e produkteve per te cilat Klienti eshte i interesuar.
  • Ofron keshilla, te cilat i vijne ne ndihme Klientit, dhe u pergjigjet me dedikim pyetjeve te Klientit.
  • Finalizon procesin e shitjeve te produkteve ne perputhje me nevojen e Klientit.
  • Ne bashkepunim me Supervizorin perkates kontrollon ekzpozimin per te mbushur stokun dhe angazhohet ne sistemin e stokut ne nivelin e kerkuar.
  • Rivendos ne vendet e duhura te gjitha produktet te cilat jane vendosur ne vendin e gabuar nga ana e Klienteve.
  • Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:


Edukimi:
Te kete perfunduar studimet e larta ne degen Hortikulture.

Eksperiencë pune:
Preferohen eksperiencat e ngjashme te punes.

Aftësite:

  • Te jete i gatshem dhe i afte te punoje ne grup.
  • Te pelqeje punen me njerezit.
  • Te jete i dobishem dhe i sjellshem.
  • Te paturit e nje paraqitje te denje eshte kerkese.
  • Njohuri te mira te produkteve.


Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutemi dergoni CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania


Apliko