Emertimi I pozicionit: Koordinator Zyre / Logjistike

Departmenti: Burimeve Njerëzore
I raporton: Drejtorit Ekzekutiv & Drejtorit të Burimeve Njerëzore
Autorizimi: Bordi Drejtues

Përshkrim përmbledhës i punës

Ky është një pozicion i nivelit të lartë i cili kërkon aftësi të mira menaxhuese dhe organizuese. Administron mbarëvajtjen e punës në zyrat qëndrore dhe koordinon përmbushjen e detyrave midis departamenteve. Plotëson nevojat materiale të personelit dhe kontrollon realizimin e detyrave për sanitaret, logjistikën ,arkivën dhe recepsionin.

Detyrat dhe përgjegjësit:


  • Organizon dhe drejton punën e zyrës qëndrore për kryerjen e detyrave që i janë ngarkuar sektorit të administratës.
  • Organizon dhe siguron mbarëvajtjen e zhvillimeve të takimeve, trajnimeve, konferencave brënda dhe jashtë kompanisë.
  • Kujdeset dhe përgjigjet për administrimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e vlerave materiale të zyrave qëndrore të shoqërisë dhe së bashku me Drejtorinë e Financës kontrollon gjendjen e tyre fizike.
  • Organizon dhe përgjigjet për punën e sektorit të arshivës - protokollit, daktilografisë, sanitar dhe shofer.
  • Kujdeset dhe përgjigjet për mirëmbajtjen dhe sigurimin e ndërtesës së shoqërisë, kontrollon ruajtjen dhe administrimin e vlerave materiale nga personat që i kanë në ngarkim, merr masa për higjenën dhe pastërtinë e zyrave dhe mjedisit, bën ndarjen e punëve dhe kontrollon zbatimin e tyre.
  • Organizon funksionimin e plotë të sistemeve komjuterike brënda kompanisë dhe me ndihmën e specialistëve të IT, funksionimin opltimal të tyre.
  • Të marrë informacion mbi kohën e zhvillimit të tenderave dhe të përgatisë e të mbikqyrë dokumentacionin e plotë për pjesëmarrjen e kompanisë në tenderime të ndryshme.
  • Suport dhe mbikqyrje financiare të të gjitha projekteve te kompanise, duke perfshire cdo procedurë në lidhje me doganën, prokurim-blerje.
  • Në koordinim të plotë me agjentët e sigurisë të mbikqyrë mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë brënda kompanisë.
  • Koordinim i logjistikës dhe magazimit fizik të të gjitha materialeve
  • Koordinimin ndërmjet Departamentit të financës dhe Drejtorisë Teknike për marrëdhëniet e lidhjes me KESH dhe Proceset e shpërndarjes në Objekt.

Kualifikim Profesional: Arsim i lartë, preferohet Administrim Biznes

Ekperienca Profesionale: Minimumi 3 vjet eksperiencë në këtë fushë

Aftësi dhe Cilesi:
· Të njohë shumë mirë programet bazë të komjuterit.
· Të njohë shumë mirë gjuhën angleze
· Të ketë aftësi shumë të mira menaxhuese
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
· Të jetë i aftë për të punuar në grup

Të gjitha CV-tuaja mund t’i dërgoni në adresën hr@tring.tv brenda datës 30/06/2014.

Apliko