Data: 2013-12-04




MENAXHER SHITJESH



Klienti yne eshte nje kompani mjaft e suksesshme qe operon prej 20 vjetesh ne tregun Shqiptar, e njohur per tregtimin dhe distribucionin ekskluziv te produkteve shume cilesore qe i sherbejne nje game te gjere industrish (B2B dhe B2C). Aktualisht kompania po kerkon te zgjeroje dhe forcoje aktivitetin e saj ne Kosove me nje Menaxher Shitjesh me eksperience. Pozicioni eshte ne Prishtine.

ROLI:
Pergjegjesia kryesore do te jete forcimi dhe zgjerimi i biznesit te klientit ne Kosove si dhe menaxhimi i ekipit te shitjeve ne dyqanin e Prishtines. Pjese e pergjegjesive do te jene edhe planifikimi, komunikimi dhe zbatimi i objektivave te kompanise, shitjes dhe shperndarjes.
I raporton direkt Drejtorit te Pergjithshem ne Shqiperi.

DETYRAT:
  • Zhvillon, kultivon dhe mban marredhenie te forta me llogarite/ klientet kryesore, individuale dhe bleresit e medhenj.
  • Me ane te njohjeve zbulon dhe zgjeron mundesite e biznesit ne te gjithe Kosoven
  • Ngre dhe forcon pranine ne treg dhe punon rregullisht me partneret e distribucionit duke siguruar qe i jepet perparesi markave te kompanise
  • Ne bashkepunim me Drejtuesit ne Shqiperi zhvillon dhe kryen takime biznesi, studime tregu, studime te cmimeve te konkurrences, dhe ben vleresimin e vazhdueshem te stafit ne varesi
  • Punon dhe trajnon shitesit e kompanise dhe te distributoreve per prioritetet e kompanise dhe standardet e saj
  • Raportim periodik (ditor, javor, mujor) per administrimin e punes, treguesit e tregut dhe shitjeve tek Drejtori i Pergjithshem.
KERKESAT:
  • Diplome Universitare ne Administrim Biznes ose fusha te ngjashme
  • 3 + vite pervoje pune e preferueshme ne shitje direkte (B2B)
  • Njohje te mira te gjuhes Angleze; njohuri te gjuhes Italiane jane te preferueshme
  • Njohuri te mira ne paketen MS Office
  • Aftesi te provuara te menaxhimit te klienteve brenda zones se mbulimit
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi me artikulim shume te mire te folur e te shkruar; aftesi per te influencuar ne cdo nivel, per te fituar angazhimin e klientit dhe per te vepruar
  • Aftesi per te deleguar ne menyre efektive, menaxhuar kohen dhe per te caktuar prioritetet
  • Te jete shume i motivuar dhe i orientuar drejt rezultateve
  • Aftesite teknike dhe pasioni per teknologjine dhe produktet inovative jane te preferueshme
Ftojme te gjithe te interesuarit me banim ne Kosove ose Shqiperi qe kane njohje te mire te tregut ne Kosove, te aplikojne duke iu referuar vendit te punes ne krye te faqes tek: borana.barjami@dynamicspartners.al brenda dates 24 Dhjetor 2013.

European Trade Center - Tower A -13/3 Blv. Bajram Curri · Tirana 1001
www.dynamicspartners.al

AplikoWhatsApp