Kjo është një metodë antike e shërimit dhe masazhimit, e rizbuluar në ditët e sotme. Efekti i saj mirëbërës, terapeutik dhe relaksues, përmirëson gjendjen e përgjithshme tonën dhe në ve çanti, mikroqarkullimin e gjakut, ushqen dhe tonifikon indet, si dhe kontribuon në eleminimin e toksinave. Për realizimin e këtij masazhi, përdoren gurë vullkanik.
Gurë të nxehtë e gurë të ftohtë
Në trajimet e muskujve shpesh alternohen aplikimi i gurëve të nxehtë me ato të ftohtë (në përgjithësi, gurë mermeri).
Në këtë mënyrë stimulohet akoma më shumë sistemi qarkullues: gurët e nxehtë kanë një efekt vazo-dilatator, gurët e ftohtë kanë një efekt vazo-konstruktor. Alternimi i masazhimit me këto dy lloje gurësh përve çse përmirëson flukset e gjakut, ka efekte qetësuese në sistemin nervor dhe të dhuron ndjesinë e çlodhjes totale. Me këtë tenkikë qelizat marrin më shumë oksigjen dhe toksinat eleminohen nga organizmi.
Shembull trajtimi
Gurët vullkanikë të nxehura më parë, vendosen në pjesët e trupit që duam të trajtojmë. Ky operacion shkon paralel me një masazh të thellë.
Gurët, për shkak të ngarkesës së tyre termike, e lëshojnë me shumë ngadalësi nxehtësinë në zonat ku janë vendosur. Me këtë masazh stimulohet fluksi energjetik që është brenda në trupin tonë; gurët vendosen në çakrat energjetike, qoftë në pjesën e parme, qoftë në atë të jashtme të trupit.
Masazhi të dhuron një ndjesi të menjëhershme relaksimi dhe çlodhjeje.
Efektet pozitive
Teknika e masazhit me gurë vullkanikë përmirëson dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Ky trajtim këshillohet veçanërisht në këto raste:
- ngurtësi dhe dhimbje muskujsh
- dhimbje shpine
- dhimbje reumatizmale dhe artrite
- stres dhe depresion
- pagjumësi
Natyrisht, zona e trajtuar duhet të jetë në kushte “të shëndetshme”, pra, të mos ketë plagë dhe të çara.