PERSHKRIM POZICIONI

Emërtimi i pozicionit: Drejtor Shitje
Departmenti: Shitjeve
Raportim: Keshillit Administrativ


Përshkrim përmbledhës i punës

Është përgjegjës për koordinimin dhe drejtimin e sistemit te shitjeve, marketimit dhe kujdesit ndaj klientit te kompanise.
Zhvillon dhe implementon strategjite e shitjes dhe kujdesit ndaj klientit. Monitoron dhe analizon aktivitetin e te dy departamenteve, si dhe realizimin e objektivave nga Departamenti i Shitjeve.

Detyrat dhe përgjegjësit:

· Merr nga Bordi Drejtues objektivat qe duhet te arrihen nga Shitjet sipas afateve te percaktuara;
· Percakton strategjine per arritjen e ketyre objektivave;
· Drejton dhe koordinon funksionet e shitjeve brenda kompanise.
· Zhvillon dhe ndjek sistemin e shitjeve dhe metodologjine e aplikuar.
· Harton planin e shitjeve dhe ndjek realizimin e tij.
· Analizon dhe vlereson efikasitetin e shitjeve, sipas kostove, mjeteve, dhe produktit.
· Parashikon, sygjeron, dhe administron buxhetin e miratuar;
· Menaxhon ne menyre te drejtperdrejte bazen e klienteve, sipas kategorive perkatese.
· Merr pjese ne zhvillimin e propozimeve te projekteve te reja.
· Vendos dhe implementon politika dhe procedura te reja ne funksion te shitjeve, si dhe percakton objektivat afat-shkurtra dhe afat-gjata,
· Prezanton kompanine ne takime zyrtare me kompani te tjera;
· Ndjek pergatitjen dhe shperndarjen e materialeve te shitjes, fushatave apo programeve te promocionit.
· Mundeson bashkepunim me partnere, biznesmen, dhe shperndares (distribucion).
· Rekomandon dhe administron rregulla & procedura per te permiresuar operacionet.


Kualifikim Profesional: Diplome Universitare ne Finance ose Menaxhim Biznesi

Ekperienca Profesionale: Eksperience ne Pozicion Drejtues per 3-5 Vjet

Aftësi dhe Cilesi:

· Aftësi shumë të mira organizuese dhe menaxhuese;
· I aftë të organizojë punën duke përmbushur afatet;
· Të jetë i zhdërvjellët dhe me iniciativë;
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
· I gatshëm për të punuar në grup.
· Njohuri të mira të gjuhës Angleze, avantazh perben njohja e gjuheve te tjera.
Te gjitha CV-tuaja mund t’i dergoni ne adresen hr@tring.tv brenda dates 05.10.2013

Apliko