Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per standartet e larta te sherbimit te klienteve dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Aktualisht, kerkohen aplikime per pozicionin e meposhtem, ne Departamentin e Pagesave dhe Kartave ne Drejtorine e Pergjithshem ne Tirane
OPerator Call CEnter / IT End of Day
Detyrat kryesoreCall Center
- Trajton sipas procedures telefonatat qe i vijne Bankes me pyetje te ndryshme lidhur me produktet e bankes dhe per probleme te cilesise se sherbimit.
- Evidenton ankesat/lavderimet e klienteve dhe percjell informacionin tek personat pergjegjes.
- Promovon sherbimet dhe produktet bankare.
- Kryen anketim te klienteles per probleme te sherbimit, produkteve, etj.
- Njofton klientet per marrjen ne dorezim te kartave prane degeve/agjensive ku kane aplikuar.
- Pranon telefonata nga klientet per karta te humbura/vjedhura dhe i trajton ato sipas procedures se percaktuar, duke kryer edhe bllokime te kartave nese eshte e nevojshme.
- Pranon telefonata nga klientet dhe i asiston per te gjitha ceshtjet e perdorimit te kartave dhe Internet Banking.
- Kontakton klientet te cilet jane ne vonese ne pagimin e fatures se kartes se kreditit.
- Monitoron rrjetin e degeve per aspektin e komunikimit dhe njofton stafin e IT ne raste te evidentimit te problemeve.
- Kryen monitorim te statusit te ATM-ve dhe kontaktim te personave pergjegjes ne raste problemesh.
- Kryen procesin e mbylljes se dites logjike ne aplikacionin Bankar. Gjeneron raportet ditore sipas manualit te mbylljes se dites logjike te punes.
Profili i kerkuar:
- Arsimi i larte ekonomik ose ne fushe te ngjashme me te
- Njohuri mbi produktet/sherbimet bankare
- Aftesi te komunikimit ne telefon
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze dhe kompjuterit.
- Disponibilitet per te punuar ne turnin e dyte (pasdite) dhe fleksibilitet per turne te tjera / fundjave.
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
Fax: +355 4 2272 880 E-mail: hr@unionbank.al
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
AplikoWhatsApp