Detyrat:

1. Pret klientët dhe dëgjon me vëmendje kërkesat e tyre, përgjigjet në kohë dhe në mënyrë profesionale të gjitha telefonatave dhe e-maileve të ardhura;

2. Prezanton në mënyrë profesionale të gjithë gamën e produkteve apo shërbimeve që ofron kompania dhe orienton klientin drejt zgjedhjes që mund të përmbush më mirë nevojat e klientit;

3. Merr porositë e klientëve, bashkëpunon me dizajnerin per realizimin e një dizajni sa më të përshtatshëm dhe pasi merr pëlqimin e klientit, përgatit preventivat dhe ofertat përkatese.;

4. Ndjek proceset e punës në mënyrë që të kontaktojë me klientët për përfundimin e porosisë.

5. Përgatit faturat për klientët, lëshon mandat arketimet, mandat pagesat, kuponin tatimor nga kasa fiskale, kryen rregjistrimet kontabel në rregjistrin e arkës, si edhe në programin kompjuterik përkatës, kryen mbylljen e përditshme të arkës dhe bën dorëzimin e arketimeve te Menaxheri i Departamentit, etj.

6. Bashkëpunon me menaxherin e promocionit dhe të shitjeve për rregjistrimin e të gjitha shitjeve të realizuara prej tij, si edhe për kordinimin e punëve me sektorët e tjerë për realizimin në kohë dhe me cilësi të porosive të klientëve.

7. Tolerante dhe e vendosur sipas situatave dhe rasteve.

8. E gatshme për përvoja dhe përgjegjësi të reja.

9. E aftë për të punuar në grup, duke marrë përgjegjësi individuale;

10. E aftë të koordinojë dhe balancojë punën;

11. Fleksibël, e zotuar për punë, e përpiktë dhe e përgjegjshme për pasojat e veprimeve apo mosveprimeve të saj;

12. Iniciatore dhe kreative për të dhënë zgjidhje të problemeve

Aftësitë:

1. Aftësi shumë të mira komunikuese

2. E aftë për të ndërtuar marrëdhënie shumë të mira me klientët, eprorët, kolegët dhe për të mbajtur gjithmonë qëndrime positive;

3. Aftësi të mira për të njohur në mënyrë profesionale produktet dhe shërbimet që ofrohen nga F&M Reklama

4. Aftësi të mira nga fusha e marketingut, shitjes,financës dhe kontabilitetit.

5. Aftësi të mira kompjuterike dhe për të shkruar raporte lidhur me proceset e punës që kryen.

6. Aftësi në planifikim, skedulim dhe rishikim të punës për të përmirësuar performancën.

7. E pjekur, e besueshme dhe e këndshme në marrëdhëniet me drejtuesit, eprorët dhe kolegët;

8.E adaptuar në përdorimin e MS Office kryesisht Excel, word, Access dhe
database të tjera në nivel bazë, programet e kontabilitetit, Internet dhe e-mail.

Kualifikimi :

1. Diplomë Bachelor , preferohet nga fusha e administrimit te biznesit, marketingut, finances, komunikimit, etj

2. Njohuri dhe përvoja trainimi e kualifikimi në manaxhim, marketing, shitje, komunikim, dizajn, kontabilitet, etj.

3. Nohje e gjuhës angleze, gjuhet e tjera janë avantazh.

Te interesuarit te dergojne cv e tyre ne adresen e emailit : hr@fmreklama.al

Cel. : 0684065194

AplikoWhatsApp