SPECIALIST/SENIOR BANKINGU I OPERACIONEVE/DEGA FIER

Përgjegjësitë kryesore:


  • Të tërheqë klientë të mundshëm, duke ju përgjigjur pyetjeve për produktet dhe shërbimet e ofruara. Në të njëjtën kohë, sugjeron informacion për produkte dhe shërbime të tjera të ofruara nga banka.
  • Të njohë shumë mirë të gjithë manualet, udhëzimet dhe procedurat që lidhen me pozicionin e Specialistit të Bankingut të Operacioneve
  • Të angazhohet për hapjen e llogarisë së klientëve, duke regjistruar informacionin për këtë ndërmarrje financiare të tyre.
  • Të mirëmbajë llogaritë financiare, duke procesuar rregullimet ndryshme në të dhënat e klientëve.
  • Të rekomandojë produkte ose shërbime të mundshme tek manaxhimi, duke mbledhur informacion nga klientët dhe analizuar nevojat e tyre.
  • Të realizojë kryerjen e transaksioneve me Bankën e Shqipërisë për Bono Thesari(blerje,shitje dhe riinvestime)
  • Të kryejë transaksione të këmbimit valuator
  • Të pranojë kërkesa për transaksione me jashtë
  • Të pranojë kërkesat për Letër Kredi, Letër Garanci, Inkaso nga klientët
  • Të pranojë çeqet, jo vetëm të bankave të huaja, por edhe të atyre të nivelit të dytë në Shqipëri.

Aftësitë/Kualifikimet:


  • Të jetë diplomuar në Fakultetin Ekonomik.
  • Të ketë min 2 vite eksperience ne banke ne sektorin operacional
  • Të ketë njohuri për produktet dhe shërbimet bankare.
  • Të jetë i aftë të zgjidhë ose orientojë problemet e ndryshme në punë.
  • Të ketë njohuri të tregut bankar.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe aftësi dokumentuese.
  • Të jetë i aftë të analizojë informacionet e dhëna nga klientët.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë online nëpërmjet linkut te mëposhtëm:
https://cv.bkt.com.al

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitetin më të lartë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.




Apliko