TIRANA
DREJTOR DEGE/KOPLIK
- Të përfaqësojë BKT në komunitetin ku operon;
- Të ndërtojë raporte bashkëpunimi me institucionet publike lokale dhe të marrë pjesë në aktivitetet relevante të organizuara prej tyre;
- Të monitorojë sjelljen e klientëve në treg dhe të realizojë studime lidhur me të;
- Të njohë shume mirë konkurrencën në treg, si dhe të bëjë propozime për ndryshime të mundëshme në funksion të maksimizimit të rezultatit;
- Të propozojë Plan-Buxhetin në përputhje me objektivat e përgjithshme të bankës;
- Të kryesoje Komitetin e Kreditit të degës dhe të miratojë kreditë dhe transaksionet në degë në bazë të autoritetit të dhënë në përputhje me manualet, rregulloret dhe kufijte e vendosur;
- Të kujdeset që përdorimi i kredise të behet konform aprovimit të Komitetit të Kredisë;
- Të ndjek gjith proçesin e manaxhimit të kredive të këqija para dhe pas kalimit në proçedura ligjore;
- Të arrije objektivat e degës, të miratuara. Të bëjë përpjekje për optimizimin e raportit të ardhura/shpenzime për të arritur një fitim maksimal të korrigjuar për risk.
Aftësitë/Kualifikimet:
- Të jete i diplomuar në Ekonomi;
- Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune në sektorin bankar në nivele menaxheriale;
- Aftësi personale drejtuese;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
- Të ketë aftësi te mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse;
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit;
- Të ketë njohuri të avancuara në lidhje me rregulloret;
- Të ketë njohuri të thella per sektorin bankar;
- Aftesi që të punojë me qetësi nën presion.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë online nëpërmjet linkut te mëposhtëm:
https://cv.bkt.com.al
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitetin më të lartë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
Apliko