HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:
Punonjes prane Kujdesit ndaj Klientit
Qellimi i Pozicionit: Siguron nje sherbim te shkelqyer ndaj Klienteve, ne perputhje me te gjitha rregullat dhe politikat e Megatek, me qellim rritjen e kenaqesise se klientit dhe arritjen e objektivave te kompanise.
Detyrat dhe Pergjegjesite:
- Mirepret me etike te larte profesionale cdo Klient qe afrohet prane Kujdesit ndaj Klientit dhe prane sportelit tek Kthimet.
- Degjon me vemendje kerkesen e klientit dhe jep zgjidhje ose rekomandon alternativa te pershtatshme.
- Ofron informacion duke i ardhur ne ndihme Klientit per udhezimet e publikuara, sherbimet ne dispozicion, gamen e produkteve dhe vendodhjen e tyre.
- Jep udhëzime mbi karten e klientit, tarifat e transportit, menyrat e pagesave dhe shpjegon cdo sherbim tjeter qe mund te kerkoje klienti.
- Përgjigjet të gjitha thirrjeve telefonike ne menyre profesionale në përputhje me standardet Megatek dhe siguron qe te gjitha kerkesat te mbarohen ne kohe reale.
- Bashkepunon ngushte me departamentet e tjera, në mënyrë për të kënaqur nevojat e klienteve. Trajton kërkesat e klienteve në mënyrë profesionale dhe efikase.
- Rezervon transport per produktet sipas kerkesave te klientit dhe ne perputhje me procedurat e kompanise.
- Mundeson kthimet e produkteve te klienteve ne perputhje me te gjitha rregullat dhe procedurat e kthimit.
- Siguron qe klienti te pajiset me formularin e garancise per produktet qe perfitojne garanci. Informon klientin mbi kushtet e garancise dhe procesit te mbeshtetjes gjate kohes se garancise.
- Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi:Diplome Universitare, e preferueshme diploma per “Shkenca Sociale”.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme te punes.
Aftësite:
- Te jete i gatshem dhe i afte te punoje ne grup.
- Te pelqeje punen me njerezit dhe te jete entuziast.
- Te jete i dobishem dhe i sjellshem.
- Te paturit e nje paraqitje te denje eshte kerkese.
- Te kete aftesi shume te mira komunikuese.
Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
Apliko