1. Default Tirane, ofroj vend pune Agjente Shitje ne Terren/Preseller (Femra)


    Agjente Shitje ne Terren/Preseller (Femra)

    Kompania jone eshte nje kompani e re distrbucioni, me ‘know how-n’ e duhur ne fushen e distribucionit te produkteve ushqimore me shumice. Objektivi kryesor i kompanise, është të krijojë një rrjet shitjesh të specializuar dhe të strukturuar ne menyrë profesionale për tregëtimin dhe shitjen e produkteve ekskluzive dhe te vecanta per tregun shqiptar ne sektorin ushqimor. Kompania kerkon te punesoje agjente shitjeje femra per qytetin e Tiranes dhe Durresit.



    Qellimi i Pozicionit: Sherbim i shkelqyer ndaj klienteve ekzistues dhe identifikimi i klienteve te rinj, duke synuar rritjen e shitjeve ne zonen perkatese.



    Detyrat dhe Pergjegjesite:
    • Miremban rrjetin e klienteve ekzistues dhe identifikon kliente te rinj potencial.
    • Prezanton ne menyre profesionale produktet, te cilat trajtohen me shumice, tek klientet e zones qe mbulon.
    • Identifikon nevojat e klienteve dhe jep propozime per permbushjen e nevojave te klientit.
    • Realizon shitje nga gjithe gama e produkteve, pjese e katalogut te shumices.
    • Ofron sherbim ndaj klienteve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
    • Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
    • Zbaton dhe respekton procedurat ne fuqi dhe rregulloren e brendshme te kompanise.
    • Raporton me shkrim tek manaxheri i shitjeve me shumice mbi ecurine e punes dhe problematiken e hasur.

    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

    Edukimi: Arsimi i larte do te perbente avantazh, preferohet Profili Ekonomik ose Shkenca sociale.

    Mosha: Nga 20 deri 30 vjec
    Eksperiencë pune: Minimalisht 2-3 vjet eksperience pune ne kompani te ngjashme distribucioni

    Pagesa: Eshte motivuese dhe dinamike ne varesi te rezultateve te arritura.


    Aftësite:
    • Aftesi shume te mira komunikuese
    • Aftesi shume te mira prezantuese
    • Aftesi shume te mira negociuese
    • Aftesi analizuese.
    • Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.

    Aftesi te tjera:

    · Njohuri te mira te gjuhes angleze ose italiane

    · Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office

    · Te disponoje patente automjeti te klasit B




    Dergoni CV-te tuaja me fotografi ne adresen e e-mail-it administrata@topdistribution.al

    Apliko
      Raporto  

  • You may post new threads
  • You may post replies
  • You may post attachments
  • You may edit your posts
  •  
-->