Zgjedhja e degës së duhur për në Universitet..

Këto ditë më ka tërhequr vëmendjen lajmi mbi universitetet dhe fillimi i plotësimit online i formularit A2 nga maturantët në të gjithë vendin.
Përmes plotësimit të formularit A2 maturantët listojnë një numër të caktuar degësh në të cilat ata duan të studiojnë dhe natyrisht të punësohen në të ardhmen dhe të investojnë për karrierën e tyre profesionale.
Teksa e lexoja këtë artikull dhe informohesha mbi mënyrat e reja dhe më të avancuara që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po aplikon për të siguruar një proces sa më të drejtë vlerësimi të zgjedhjeve të degëve të studimit nga maturantët, fillova të mendoja se çfarë i shtyn këta maturantë të bëjnë zgjedhjen e degës së preferuar të studimit????

Në mendje më erdhi koha kur unë do të zgjidhja degën e studimit dhe diskutimet e gjata për ditë të tëra midis meje dhe prindërve të mi për të gjetur një konsensus mbi degën që do të më përshtatej më shumë dhe natyrisht që do të më siguronte një të ardhme të mirë profesionale.

Me mbarimin e shkollës së mesme, çdo i ri e ndjen veten shumë të sigurtë në ato që zgjedh apo bën dhe nuk ka dëshirë të dëgjojë apo të bëj atë që më të rriturit i rekomandojnë apo këshillojnë...kjo ndodh edhe me zgjedhjen e degës së studimit... në më të shumtën e rasteve ata nuk bëhen largëpamës për degën që zgjedhin por ndikohen nga shokët dhe shoqet...për hir të ruajtjes së shoqërisë së shkollës së mesme ata preferojnë të zgjedhin një degë që miqtë e tyre të ngushtë zgjedhin edhe pse ajo degë mund të mos i përshtatet prirjeve të tyre apo nuk ofron shumë mundësi punësimi në tregun e punës në të ardhmen...

Të gjithë maturantët dhe të rinjtë që janë duke u përballur me zgjedhjen e vështirë të degës së studimit do të ishte shumë më mirë që përpara se të merrnin një vendim të bënin hulumtime në internet, në gazeta të ndryshme, faqe punësimi në internet, apo te vihen në kontakt edhe me këshillues të karrierës në mënyrë që të kenë ide më të qarta se cilat janë fushat e punësimit që kanë kërkesa më të mëdha në tregun e punës apo kanë tendencë në rritje .

Fillimi i shkollës së lartë është baza e parë për të patur një jetë të suksesshme profesionale...prandaj dhe gabimeve në zgjedhje duhet t'u lihet sa më pak vend.

Për tek diskutimet mbi këtë tematikë klikoni