Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe
promovon krijimin e vendeve të reja të punës.
Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të

cilat ne operojmë.


Ne kërkojmë të punësojmë për Njësinë e Sigurisë Fizike në Zyrat Qendrore një :

Specialist për “Sigurinë dhe Mbrojtjen Elektronike”

Në varësi të drejtpërdrejtë të: Koordinatori i Njësisë së Sigurisë Fizike
Mbikqyrës i drejtpërdrejtë i: Operatorëve në Qëndrën Operatore

Përgjegjësitë tuaja kryesore:

  • Përcakton masat që duhen marrë për sigurinë dhe mbrojtjen elektronike të bankës, njësive të biznesit dhe objekteve duke zbatuar përcaktimet për mbrojtjen elektronike në standartet e sigurisë fizike si dhe në udhëzimet e bankës.
  • Përgatit projektet e sigurisë dhe mbrojtjes elektronike të objekteve të reja, objekteve në rikonstruksion, duke përcaktuar dhe koston ekonomike.
  • Përcakton në planimetritë e objekteve te reja dhe të rikonstruktuara, pozicionet e instalimit të elementeve të mbrojtjes elektronike sipas sistemeve përkatese dhe mënyrën e funksionimit të tyre.
  • Mbikqyr kryerjen e punimeve instalative të kompanive të kontraktuara për implementimin korrekt të sistemeve të sigurisë sipas projektit të përgatitur.
  • Përgatit praktikën e nevojshme dokumentare për mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë dhe mbrojtjes elektronike.
  • Ndjek marrëdhëniet kontraktuale për mirëmabjtjen e sistemeve të sigurisë dhe mbrojtjes elektronike dhe instalimin e sistemeve të reja.
  • Kontrollon në vazhdimësi funksionimin e sistemeve elektronike dhe përgatit praktikat e nevojshme dokumentare për riparimin e defekteve.
  • Programon dhe riparon defekte të sistemeve elektronike të instaluara.
  • Vepron për paisjen me kode alarmi dhe aplikacione të tjera të sigurisë elektronike punonjësit në bankë dhe njësitë e biznesit, në zbatim të procedurave dhe standarteve të miratuara për këtë qëllim.

Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kurioze per vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:
· Diplomë universitare në Inxhinieri Elektronike, Elektrike apo Informatike.
· Eksperiencë e mëparshme të paktën 2 vjet.
· Aftësi shumë të mira komunikuese, organizative dhe aftësi për të punuar ne grup.
· Aftësi administrative për përgatitjen e praktikave dokumentare por dhe aftësi profesionale në riparimin e defekteve.
· Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze si dhe programet kompjuterike në nivel të avancuar.

Ne ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të aplikacionit on-line dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj duke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 18 qershor 2012.

Lutemi aplikoni këtu. Për të përgatitur një Letër Motivimi ju lutemi referojuni pjesës Rekrutiminë menu.

Apliko